Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te arrestimi i kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, duke e quajtur kurban të ish-ministres Olta Xhaçka.
Gjithashtu Berisha ka theksuar se ‘për shkak të qëndrimeve të tij, Rama ka ngritur një valë të pafavorshme për emigrantët tanë në Greqi’.
Berisha: Miqtë e mi!
Sot Edi Rama urdhëroi burgosjen e Jorgo Goros.
Ju them unë, nuk ka rilindas që nuk vjedh, por Jorgo Goro është kurbani i Olta Xhaçkës, sepse Goro nuk bëri gjë tjetër veç se regjistroi tokën e falsifikuar të investitorit strategjik burrë i Olta Xhaçkës.
Edi Rama, Oltën e mban në parlament.
Natyrisht është aksioner në investimin stratetegjik të burrit të saj dhe asaj.
Dhe për këtë na bind duke arrestuar Goron se ka regjistruar pronat e saj.
Të dashur miq!
Edi Rama përdor drejtësinë tërësisht në interesat e tij personale, shkatërron marrëdhëniet me një vend fqinj në të cilin jetojnë rreth 1 mln shqiptarë, të integruar që kanë ndërtuar jetën dhe ëndërrën e tyre.
Tani për shkak të qëndrimeve të tij ç’njerëzore, antikushtetuese, antieuropiane ngre një valë të pafavorshme për emigrantët tanë.
Miqtë e mi!
Edhe njëherë ju theksoj, çështja Beleri është para së gjithash çështje e shqiptarëve, sepse këtu nuk respektohen parimet universale të të drejtave të njeriut.
Sepse këtu respektohet prezumimi i pafajësisë.
Sepse këtu respektohet manipulimi i fakteve, sepse këtu dënohet vetëm e vetëm për të mbuluar krimet monstruoze dhe mafioze, që Edi Rama dhe klani i tij ka kryer në tokat e himariotëve, duke shitur brigjet e detit.