Ushkuret e drejtësisë së re ranë para Xhaçkës!

E mërkurë, 27 Mars 2024 13:23

Gjergji i dikurshëm, apo Jorgo Goro i sotëm, duhej bërë shembull. Së pari ikte një “i paaftë që flinte gjumë në kohë sezoni”-(sikurse e cilësonte kryeministri Rama), dhe së dyti, merrej “hak” për kokëçarjen e përkohëshme që i solli kryerilindasit pasi nuk qe në gjendje që të mundte një copë Beler… Më kryesorja dhe arsyeja e vërtetë që Jorgo bën burg për të tjerët, është se më prangosjen e tij drejtësia e re fshehu çelësat e qelisë ku mund të bujtte bashkëshorti i dy herë ish-ministres, Olta Xhaçka.

Mishi u poq e “helli Jorgo” u dogj fare pak me një akuzë të lehtë si “shpërdorim detyre”. Vetë i mërzituri Goro bën ca hesape për të kryer pak muaj burg, më pas mund t’i ndryshohet masa e sigurisë e në fund të shpresojë t’ia hedhë si shumë ish-zyrtarë të tjerë që dalin të lirë, ose dënohen me burg me kusht. 

 

Ish-kryebashkiaku i Himarës i është mirënjohës kryeministrit edhe në ditët më të vështira. Në një lloj mënyre hapi vetë derën e burgut, për të mos çelur kurrë gojë për atë që di … Loja është shumë më e madhe sesa Gjergji Goro që u bë grek me letra dhe e ktheu emrin në Jorgo Goro. Si mundet të çelë gojë dhe të thotë sesi çifti lumtur Gaçi-Xhaçka erdhën një ditë të bukur në Himarë, panë një copë bregdet dhe thanë: “këtë e duam ne”?

Në Himarën ku oligarkia ka derdhur beton, Jorgo ishte thjesht një ndërjetës i vogël për pushtetarët e mëdhenj, njëra si ministre në ngritje si Olta Xhaçka që Rama i besoi mbrojtjen dhe diplomacinë dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi. Për rastin konkret nuk është çështja vetëm tek 10 mijë metra katrorë tokë në bregdet që ia dhanë Gaçit të Xhaçkës duke e shpallur “investitor strategjik”, por mjaft e rëndë është fakti që SPAK në mënyrë kirurgjikale përjashton nga përgjegjësia si çiftin e lumtur, ashtu edhe kryeministrin që në konflikt të hapur interesi e shpall “investitor strategjik” ministren e tij.

Po ashtu SPAK fshehu të dhënën e palundërshtueshme që kompania e Gaçit për tu ruajtur nga ndonjë reagim, ia kaloi të drejtën e ndërtimit të hotelit luksoz një kompanie amerikane me nënkontratim, por “kjo amerikania” ishte kunata e Xhaçkës… Lidhja duket fortë e qartë mirëpo një prokurori e kastruar që në lindje nga pushteti dhe ndërkombëtarucë të lidhur me të, sot po bëhen gazi i botës…

Që pushtetarët e tanishëm frymojnë çdo sekondë me afera të rënda korrupive kjo nuk është asfare e re, por që drejtësia e re të kthehej në mashë në duart e Ramës në fillim pak e bësuan, ndërsa sot shumica janë të bindur se sistemi i drejtësisë e ka regjinë qëndrore në kryeministri.

Belerin e poqi Rama dy ditë para zgjedhjeve, Goron e tij e dogji paksa, fali Xhaçkën dhe Gaçin dhe njëkohësisht ka në duar një kartë për të bërë politikë në emër të patriotizmit fort të shtitur me zyrtarët grekë që edhe ata vijnë përqark me flamuj nacionalizmi, pa e kuptuar se Himara dhe e gjitha pasuria e vendit është vatër e hajdutërisë së pushtetit, oligarkisë dhe krimit që pastron paranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...