Nga Ylli Manjani
Familja është e kanosur si ska më keq nga presioni emigrator, nga cilësia e keqe e jetës, pasiguria ekonomike, paqartësia e së ardhmes, shërbime publike të shtrenjta e pa cilësi, veçanërisht arsimi e shëndetësia e kështu me radhë....
Familja është qeliza e shoqërisë. Kur ajo është në udhëkryq, ashtu është e gjithë shoqëria. Kjo e fundit është në presion total kur vendi boshatiset dhe shndërrohet në një azil të madh dhe paralelisht në një magazinë ndërkomëtare mbetjesh. Të gjitha skemat publike të menaxhimit të jetës kolektive janë në prag kolapsi.
PASIGURIA është e gjithanshme. Ajo është prezente te çdo banor i këtij territori. Si pasaniku ashtu dhe i varfri, si nënpunësi ashtu edhe sipërmarrësi, si i punësuari ashtu edhe i papuni janë njësoj të pasigurtë.
Qeverisja ka mbjellë frikë, panik, gati gati terror te cilido. Ai që ska nuk ka më shpresë se një ditë do ketë. Ai që ka nuk ka garanci që do të shijojë pasurinë. Madje frikë me iradenë nga fuqitë e mëdha....
Ai që punon nuk arrin të mendojë të shtojë të ardhura sepse është i pasigurtë sa i zgjat puna. Ai që do të investojë nuk ka asnjë garanci se investimin nuk ja marrin.
Shteti është arbitrar dhe i padrejtë. Konkurrenca e ndershme është zhdukur nga qarkullimi. Shërbimet e sigurisë ofrohen vetëm si privilegj politik.
Njerëzia jeton një bubble e telenovelës sonë kombëtare ku të gjithë jemi aktorë, jemi gjykatës e prokurorë të pamëshirshëm ndaj njëri-tjetrit. Ndërkohë qeverisja shton autoritetin e saj duke shtuar pasigurinë....
Shqiptarët braktisin familjen e tyre sepse janë të pasigurtë në vendin e tyre.
Ndaj them, në ka dy përparsi që duhen trajtuar në shoqërinë e sotme ato janë FAMILJA dhe SiGURiA.
Po të ma dëgjonte opozita këtë sugjerim, gjykoj se do t'i bëhej mirë asaj dhe vendit.
FAMILJA dhe SiGURIA. Të tjerat janë të lidhura me këto dy përparsi.