'Jemi në një regjim kunatash e thjeshtrash'/ PD: Dorëheqja e Ficos si drejtoreshë e QSUT, për të mbuluar skandalet në shëndetësi

E mërkurë, 27 Mars 2024 18:32

Koordinatori për Rajonin e Tiranës në PD, Klevis Balliu ka denoncuar vjedhjen në spitalin e sapondërtuar në urgjencën e QSUT-së.

Në deklaratë nga selia blu, Balliu theksoi se me zjarrin e rënë në Urgjencën e QSUT kanë fshehur vjedhjen e miliona eurove. 

 

Gjithashtu Balliu atakoi edhe SPAK që sipas tij po heton vetëm për ‘shpërdorim detyre’.

Deklaratë e Klevis Balliut, koordinatori i Rajonit të Tiranës:

Zjarri që dogji Urgjencën e QSUT para disa javësh është vetëm maja e ajsbergut në hajdutërinë, nepotizmin dhe paturpësinë që ka mbuluar sistemin e shëndetësisë, që u trumbetua falas dhe që po u kushton shqiptarëve në xhep dhe në jetë.

Dorëheqja apo shkarkimi i Albana Ficos si drejtoreshë e QSUT, për të mbuluar skandalet në shëndetësi, më të fundit prej tyre djegien e Urgjencës së qendrës më të madhe spitalore në vend është vetëm alibi. Drejtorët klepto-shëtitës të Rilindjes, si Fico me shoqe e shokë, janë jo vetëm të korruptuar por edhe pasqyrë e faktit se në qeverinë e Ramës duhet të kesh mbiemrin dhe lidhjet e duhura.

Albana Fico, që i nxori tymin e zi QSUT, është motra e Delina Ficos së East Ëest Management, një filial i Fondacionit Soros të Alexit të Edit. Ajo është kunata e Bledi Çuçit, ish ministrit tashmë kryetar i grupit parlamentar të PS pasi ka qenë më parë, kunata e Edi Ramës.

Jemi pra, në një regjim kunatash e thjeshtrash.

Çdo dorëheqje apo shkarkim, në traditën e Edi Ramës, është parapërgatitje për SPAK-un, por jo në rastin e Ficos së familjes. Ajo do të qarkullojë sa të bëhen vjedhje të reja në QSUT, për të mbuluar të vjetrat e saj. Më pas do të emërohet në një ndonjë drejtori tjetër.

Fico dhe Manastirliu janë përgjegjësit kryesorë të vdekjeve nga Covidi. Me zjarrin e rënë në Urgjencën e QSUT, në spitalin e sapondërtuar ato kanë fshehur vjedhjen e miliona eurove.

Ndërkohë asnjë përgjegjës për zjarrin, asnjë përgjegjësi për miliona eurot e humbur në të, apo miliona të tjerë në tendera apo koncesione.

Ndërrimi i drejtorëve për të mbuluar skandalin është si të shërosh tumorin me aspirinë.

Dhe e tillë është shëndetësia e Rilindjes sot, një tumor malinj.

Alarmi i Partisë Demokratike prej vitesh për gjendjen e këtij sektori jetik është ndeshur me një akuzë të vetme për “shpërdorim detyre” nga SPAK.

Sipas prokurorëve, batërdia në Shëndetësi është shkujdesje, shpërdorim detyre, jo vjedhje, jo korrupsion, jo program i qartë dhe djallëzor i zhvatjes së taksapaguesve.

Fakti që i ndërrojnë drejtoreshat si të ishin makina zjarrfikëse, nuk zgjidh asgjë por fsheh problemin.

Fakti që superkunata zëvendësohet me një tjetër, dëshmon pandjeshmëri dhe arrogancë.

Kjo ndodh kur vidhen zgjedhjet me narko-euro dhe patronazhistë. Çdo vendim merret pa frikën e reagimit qytetar.

Edi Rama duhet ndalur duke mos e lejuar të mbikqyrë zgjedhje sepse do t’i vjedhë. Për këtë ka vetëm një zgjidhje: qeveri teknike, zgjedhje të lira.

O sot, o kurrë!  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...