Berisha: Ne ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit

E Enjte, 28 Mars 2024 17:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në selinë blu në 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Berisha theksoi se PD ishte opozita e parë që kërkoi anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe kjo i dha një reputacion të mirë.

 

Berisha: Ne sot nderojmë 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por me datën 4 prill ne nderojmë 75-vjetorin e themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, më 4 prill të vitit 1949 në Uashington.

Edhe ky themelim ishte mrekullia më e madhe e lirisë së kombeve, të hapësirës euroatlantike, pas Luftës së Dytë Botërore.

Themelimi i NATO-s, 75 vite më parë, në konceptin e presidentit Truman, ishte garantimi i sigurisë kolektive të këtyre kombeve, dhe jo vetëm të kombeve që dolën fitimtare nga lufta, por edhe atyre që u ndodhën në pozicionin tjetër, por që kishin përqafuar rrugën e lirisë, për t’i mbrojtur ata që të ndërtojnë në paqe të ardhmen e tyre, dhe për t’i mbrojtur nga ekspansioni i sistemit komunist.

NATO përmbushi misionin e saj historik. Kampi socialist u shpërbë.

Falimentoi sistemi komunist në vendet ish-komuniste. Së bashku me të, u shpërbë edhe blloku i Traktatit të Varshavës.

Në këtë kontekst, rënia e Murit të Berlinit e gjeti NATO-n, pasi kishte humbur kundërshtarin e saj dhe pikëpyetjet mbi të ardhmen e saj ishin jo të pakta.

Por mendoj se përgjigjen e parë më të drejtë, por edhe të një rëndësie jetike për të ardhmen e NATO-s, e dhanë dy shtetarë vizionarë: Helmut Kohl dhe Xhorxh Herbert Bush.

Kancelari gjerman Helmut Kohl punonte për një Gjermani të bashkuar në NATO dhe BE.

Duhet të pranojmë, përveç presidentit Bush, udhëheqësit e tjerë të asaj kohë, nuk ndjeheshin mirë me bashkimin e Gjermanisë.

Presidenti Bush e mbështeti plotësisht procesin, me opinionin dhe bindjen, se një Gjermani e bashkuar, ishte fitore e lirisë, ishte fitore e Europës.

Rënia e Murit të Berlinit solli rënien e diktaturave komuniste në Europë njëra pas tjetrit. E fundit ra në Shqipëri diktatura komuniste.

Por duhet të theksojmë se nga të gjitha opozitat e vendeve ish-komuniste, do të ishte opozita shqiptare e para, ajo që do kërkonte anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Kjo, ndoshta sepse opozitat e vendeve të tjera, përsëri ndjenin frikën e Rusisë dhe shpallën si kërkesë të tyre asaj kohe, neutralitetin apo botën pa blloqe, gjë që përbënte një gabim, sepse ishte një reminishencë e diplomacisë para rënies së Murit të Berlinit.

Kjo kishte ndikim në psikologjinë e përgjithshme, por kjo nuk ndodhi me opozitën shqiptare.

Sapo u ngrit në këmbë, sapo u themelua, PD shpalli se anëtarësimi në NATO do të ishte objektivi i saj i paqëndrueshëm.

Mendoj se ky qëndrim paksa i veçantë, i dha Shqipërisë të paktën një reputacion të mirë në qarqet atlantike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...