Berisha: Edi dhe Olsi Rama pranuan autorësinë e krimit të madh të Xibrakës

Saturday, 30 Mars 2024 00:41

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se për herë të parë Edi Rama dhe Olsi Rama pranuan autorësinë e krimit të madh të Xibrakës.

Beriha tha se ata deklaruan në studio me një fletërrufe se Olsi vërtet është shoqëruar me ndonjërin prej tyre, vërtet ka udhëtuar me makinën e tyre, por nuk ka lidhje me ta, paçka se Olsi bënte mbledhje në apartamentet e fshehta të grupit. 

 

“Olsi, njësoj si Edi u betua se ata që më njohin mua për çun të mirë, e dinë që nuk mund të merrem me atë punë.

A nuk u thoshte Edi Rama shqiptarëve se unë dy metër burrë nuk mund të vjedh se nuk ka hajdut dy metër.

Këta janë kriminelë miqtë e mi”, tha Berisha.

Postimi nga lideri i opozitës

Mbrëmë për herë të parë, Edi Rama dhe Olsi Rama pranuan autorësinë e krimit të madh të Xibrakës.

Ata deklaruan në studio me një fletërrufe se Olsi vërtet është shoqëruar me ndonjërin prej tyre, vërtet ka udhëtuar me makinën e tyre, por nuk ka lidhje me ta, paçka se Olsi bënte mbledhje në apartamentet e fshehta të grupit.

Paçka se Olsi ishte mburojë e grupit.

Paçka se Olsi ishte një me kreun e grupit, Genti Xhixha.

Të gjitha këto, megjithatë mbrëmë u detyruan të pranojnë.

Dhe pse pranuan? Se Gaz Bardhi u nxori dosjen hetimore të prokurorisë.

Dhe ajo dosje ka dokumente të tmerrshme, ndaj dhe ata u përpoqën të justifikojnë se e kemi njohur, por nuk kemi marrë pjesë në ta.

Olsi, njësoj si Edi u betua se ata që më njohin mua për çun të mirë, e dinë që nuk mund të merrem me atë punë.

A nuk u thoshte Edi Rama shqiptarëve se unë dy metër burrë nuk mund të vjedh se nuk ka hajdut dy metër.

Këta janë kriminelë miqtë e mi.

Hajdutët më të mëdhenj të Shqipërisë këta të dy janë.

Dhe këta, ju garantoj se janë të gatshëm të shfarosin këtë vend për pasurimin e tyre kriminal.

E votoj unë, thoshte Edi Ramën, se mezi po...

Çfarë mezi po? i ka dhënë 37 mijë metër katror tokë për biznesin e tij, Edi Rama-Olsi Ramës.

Këta e kanë Shqipërinë, çifligun e baballarëve të tyre.

Këta nuk kanë normë as standard.

Miq, po nuk i kapëm për zverku, këta nuk ikin kurrë.

Këta nuk ikin kurrë.

Login to post comments