Miliona euro 'fluturuan' tek 5 drejtoret e Veliajt, përdorën të afërmit për ‘makiazh’

Saturday, 30 Mars 2024 00:45

Drejtorët e Erion Veliajt ndryshuan 3 herë emrin e kompanisë për të datë tek ‘5D Construction’ përmes emrave të të afërmve dhe miqve të tyre në cilësinë e ortakëve. Miliona euro janë shifrat totale të transfertave në shkolla, kanalizime e gjelbërim pastrim. Të dhënat nga celularët e sekuestruar si dhe dosjet e prokurorimeve, fundosën disa drejtor të Bashkisë së Tiranës si Mariglen Qaton, Redi Mollën e Taulant Tushën.

Nga SYRI TV 

 

Sekuestrimi i disa celularëve të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, siguroi provat më bindëse për Prokurorinë e Posaçme që të ngrinte akuzat ndaj tyre dhe të kërkonte 9 masa sigurie nga të cilat 3 arreste me burg e 6 detyrim paraqitje.

Mes komunikimeve janë evidentuar bisedat e Eglantina Zere dhe Nestor Muhametllari, teksa e para ka qenë ka qenë në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Tirana Parking. Kur faktet tregojnë se Mariglen Qato dhe Redi Molla, bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj,  ishin pronarët e vërtetë të shoqërisë ‘5D Construction’ shpk, personat që u përdorën si ‘makiazh’ në cilësinë e drejtuesve ishin Eduard Meta Muhamet Prifti  dhe Nestor Muhametllari.

Ndaj asnjërit prej tyre nuk është caktuar ndonjë masë sigurie deri më tani pavarësisht se kanë bërë veprime duke luajtur rolin e ortakëve fiktiv në aktet e regjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë. 3 emrat e mësipërm rezultojnë lidhje e afërt shoqërore e familjare e drejtorëve Molla e Qato.

Të paktën 11 procedura të prokurimit me vlerë miliona euro janë evidentuar nga SPAK si të paligjshme, ndërsa burime konfirmojnë se janë duke u hetuar edhe 20 të tjera, ku shoqëria ‘5D Construction’ shpk përmes fshehjes pas emrave e kompanive të tjera fiktive, përfitoi miliona në projekte të ndryshme.

Por si lëvizën fijet dhe si u përdorën të tretët për të fshehur përfitimin e drejtorëve bashkiakë. Një nga personazhet është Eduart Meta. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton administrator i shoqërisë IGOR CONSTRUCTION që më pas kthehet në ‘V.A.S Konstruksion’. Ajo është themeluar më 21/01/2016. Për 3 vite, kapitali i saj arrin të rritet me shifra të mëdha nga 100 mijë lekë, deri në 60.000.000 milionë lekë në 13 dhjetor të vitit 2013.

Me datë 27.12.2018, u ndryshua emri tregtar i shoqërisë nga ‘IGOR ELEKTRIK’ ne ‘V.A.S. Konstruksion ‘. Me date 01.12.2021, u ndryshua emri tregtar i shoqërisë nga ‘V.A.S. Konstruksion ‘ ne ‘5D Konstruksion’. Përmes tenderave në ujësjellës kanalizime e gjelbërim pastrim,’5D construction’që ka ndryshuar 3 herë emrat, ka përfituar sipas bilanceve në QKB rreth 6 .7 miliard lekë të vjetra nga buxheti.

Ekzaktësisht një vit pas themelimit të shoqërisë, Eduard Meta ia shet 75 për qind të aksioneve me një çmim të papërfillshëm shtetasit Muhamet Petriti, dhe dy vite pas themelimit, pra në 2018, nis edhe futja e duarve në paratë publike.

Tashmë kompania pas emrave të panjohur në botën e biznesit Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari, evidentohet në disa projekte, mes tyre edhe kjo procedurë, ku fiton tenderin e rindërtimit të shkollës 9 vjeçare ‘Hasan Vogli’.

Login to post comments