Klevis Balliu, shef i Organizimit në PD, gjykon se me akuzën e lehtë që iu bë nga SPAK, Ilir Beqajt, thjesht e vetëm për “Shpërdorim të detyrës”, Kryeministri Edi Rama ia doli ta shpëtojë bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë nga afera e koncesioneve në Shëndetësi prej së cilës përfituan miliona euro.
“Ilir Beqaj, njeriu i cili shembi deri në themele shëndetësinë për të mbushur xhepat e tij, - vërejti Balliu në shënimin e tij, - Beqaj, ky ekspert inovator i korrupsionit, grabitjet e të cilit kanë lënë qytetarët të japin shpirt në dyert e shëndetësisë publike të kalbur e inekzistente, që ai krijoi, sot u shpëtua nga Shefi i tij duke u akuzuar për “shpërdorim detyre”!!!
Jo për vjedhje, jo për grabitje, por për “shpërdorim detyre”! Përgjegjësi për këtë padrejtësi për fushën më jetike më të ndjeshme, siç është shëndetësia duhet të mbajnë edhe institucionet e drejtësisë”, nënvizoi Balliu.
Njoftimi i lëshuar sot nga SPAK: