Shehu: Në Shqipëri nuk mund të ketë normalitet kur burgoset politikisht lideri i opozitës

Diel, 31 Mars 2024 15:20

Në një takim me strukturat dhe simpatizantët e PD në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu është shprehur se në Shqipëri nuk mund të ketë normalitet kur varfëria, represioni janë ulur këmbëkryq.

Shehu ka theksuar se kreu i opozitës dhe PD, Sali Berisha është një i burgosur politik nga regjimi i kryesuar nga Edi Rama. 

 

"Mirësevini në takim me strukturat dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Gjirokastrës, Memaliaj, Tepelenës, Këlcyrës dhe Përmetit për të diskutuar së bashku në këtë mundësi që na jepet dhe me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm, Noka, Nënkryetarit Bylykbashi  dhe figurave të tjera të shquara të PD. Ardhja e tyre është për të përcjellë mesazhet dhe pikëpamjet e PD.

Dua ta nis fjalën me një lajm të rëndë ku sipas INSTAT brenda vitit në Shqipëri janë 5 mijë më të ulëta, kjo vjen si pasojë e regjimit i cili ka si qëllim shpopullimin  e vendit, për të sunduar ,e një grusht njerëzisht dhe për ta mbushur me të tjerë të ardhur q mund të manipulohen dhe keqpërdoren me shumë lehtësi.

Jemi këtu sepse regjimi po shton represionin, shtypjen, trysnin dhe deformimin e demokracisë. Në Shqipëri  nuk ka normalizim pasi shtypja dhe represioni po vjen dhe shtohet. Në Gjirokastër varfëria ka marrë dimensione të frikshme, 40 % të banorëve janë larguar. Nuk mund të ketë normalizim ky mediat kontrollohen, burgosesh për 20 mijë lekë të vjetra, nuk mund të ketë normalizim kur lideri i opozitës dhe kreu i PD, Sali Berisha është i burgosur politik."

Modifikuar më Diel, 31 Mars 2024 15:23
Login to post comments