SPAK ka dekriptuar mesazhet që janë shkëmbyer mes drejtorëve të bashkisë së Tiranës për favorizime në tenderat publik me qëllim përfitimin e kompanisë ‘5D Konstruktion’
Më 12 nëntor të 2021 zbulohet një bisedë ku nënkuptohet “5D konstruksion” i ecën mbarë në një tender që merrte pjesë. Nestor Muhametllari komunikon me Redi Mollën dhe biseda mes tyre është:
Nestor Muhametllari: Ok, L.Thatë. Erdhi përgjigjja
Redi Molla: Nonaaaaaa
SPAK zbulon se procedura e prokurimit ka patur objekt punimet tek Liqeni i Thatë e fituar nga “5D”, që bëhet fjalë për ndërtimin e një pedonale me korsi biçikletash. Kontraktori është Bashkia Tiranë dhe fondi limit ka vlerën 69. 600. 572 lekë me procedurë të hapur. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përbëhej nga Taulant Tusha, Enton Punavija e Julian Zaja.
22 operator morën pjesë në garë por “5D” do shpallej fituesi, atëherë i quajtur “V.A.S Konstruksion” shpk. Kjo e fundit paraqiti ofertën prej 48. 987. 046 lekë, rreth 70% e fondit limit. SPAK evidenton se përveç të tjerave, shoqëri nuk përmbushte as kriteret për të qenë fituese. Kjo për shkak se “5D” nuk kishte stafin e duhur ndryshe sa parashtroi në garë, mjetet e duhura dhe përgatitjet apo kualifikimet përkatëse.
Punimet i zgjatën për rreth 1 vit e 6 muaj tej afatit të icaktuar në kontratë. Ajo çfarë bie në sy, është fakti se nga 22 operator konkurues, “Albavia” që paraqiti ofertën më të ulët, u skualifikua me argumentin se ka plotësuar gabim adresën e Ëeb të organit lëshues të dokumentit, që ka qenë portali “e-Albania”. Tushe, Punavija e Zaja sipas SPAK kanë favorizuar “5D”, pasi kanë zbatuar standarte të dyfishta në përzgjedhje, ndonëse fituesi i shpallur kishte sa dhe më shumë se të tjerat mangësi.