Padia e Olsit, reagon Bardhi: Edi/Olsi u menduan 5 ditë për të bërë një letër qesharake ndaj meje, janë në hall të madh!

Tuesday, 02 Prill 2024 17:45

Nëkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka reagua flakë për flakë Olsi Ramës, i cili publikoi një letër gjatë mesditës së sotme ku theksonte se ka paditur Bardhin pë kallëzim të rremë ndaj tij në lidhje me përfshirje në dosjen e kokainës, e njohur ndryshe si dosja "Xibraka".

Bardhi ironizon në reagimin e tij duke thënë se Olsit dhe Edit iu deshën 5 ditë për të prodhuar një letër qesharake, por faktet janë aty.  

 

Regaimi i Bardhit:

Po! Nuk ka dy të vërteta! Ka vetëm një të vërtetë!
 

Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar kufirin 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

Fakti 2. Është fakt, jo sajesë politike, se nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

Fakti 3. Është fakt dhe jo sajesë politike se policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.

Nga ana njerëzore, ndiej keqardhje për Olsi Ramën. I vëllai, për të shpëtuar nga përgjegjësia, po e përdor edhe atë si çdo bashkëpunëtor që ka keqpërdorur dhe e ka hedhur më pas prapa hekurave!

Politikisht, kam një kërkesë për Edi Ramën! Mos u fshih pas vëllait më të vogël! Në parlament të enjten ke gjithë kohën për të treguar çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës! Harroje se mund të bësh edhe me SP
 

Modifikuar më Tuesday, 02 Prill 2024 17:55
Login to post comments