Berisha: Të premten në orën 11:00 të gjithë në protestë para Bashkisë së Tiranës! Nxirreni hajdutin Veliaj për zverku

Tuesday, 02 Prill 2024 22:42

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje që të premten në orën 11:00 të gjithë qytetarët të mblidhen në protestë tek Bashkia e Tiranës kundër Erion Veliajt.

‘Nxirreni hajdutin Veliaj për zverku’, tha kryedemokrati, Sali Berisha.

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11.

Të gjithë në protestë.

A ka poshtërim më të madh për Tiranën?

A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin.

Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është.

Të dashur miq, këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera.

Iu tregoj ju dhe qytetarëve të Tiranës se si një i quajtur Redi Molla, të regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës.

Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit.

Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni.

Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...