Skandali i 5D/ 'Balkan Insight': Drejtorët e Erion Veliajt u përfshinë edhe në manipulimin zgjedhor

E mërkurë, 03 Prill 2024 21:53

Rrjeti ndërkombëtar Balkan Insight, publikoi sot në versionin anglisht pjesë nga investigimi për skandalin e kompanisë së drejtorëve të Erion Veliajt.

Në shkrim thuhet se drejtorët e Veliajt janë të implikuar edhe në manipulimin industrial të zgjedhjeve të prillit 2021. 

 

PJESË NGA SHKRIMI

Në prill 2021, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të qershorit të atij viti, shtetasja J.B., e cila mendonte se punonte në një kompani private, i komunikon një shokut të vet duke i thënë se dikush kishte marrë administratorin e kompanisë 5D Konstruksion nga Lapraka, duke i kërkuar që ajo të dalë në fushatë zgjedhore, besohet, për Partinë Socialiste.

“Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës, duke ditur se pronari është i shtetit dhe i kanë thënë, thuaj J. të angazhohet me zgjedhjet,” citohet punonjësja në një vendim për masë sigurie të Gjykatës së Posaçme.

Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet e atij viti mes akuzave për abuzim masiv me burimet shtetërore, një sistem kontrovers të përdorimit të punonjësve të administratës për të mbledhur vota dhe një listë zgjedhësish ku çdo njëqind shtetas kishin një zyrtar partie mbikëqyrës të njohur si “patronazhist”.

Sistemi dukshëm nuk ishte i kufizuar vetëm te punonjësit e administratës publike, por edhe te kompani, nominalisht private, të cilat, në fakt akuzohet se i përkiste dy drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Të dy u arrestuan me urdhër të SPAK javën e kaluar, ndërsa gjashtë zyrtarë të tjerë të bashkisë u akuzuan gjithashtu për shkelje të barazisë në tenderë dhe vepra të tjera penale.

Dosja prej 120 faqesh e përgatitur nga Prokuroria për të argumentuar kërkesat për masa sigurie para Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, detajon se si Molla dhe Qato morën dividentë, ndërsa pronari nominal, një bukëpjekës në Tiranë, paguhej në mënyrë informale me një rrogë nga kompania që supozohej se e kishte nën pronësi.

Prokuroria vëren gjithashtu se si, pa ndonjë përpjekje të madhe për të maskuar natyrën kriminale të transaksioneve, kompania që fitonte miliona euro tenderë dhe kishte miliona lekë fitime të pashpërndara, shitej nga një aksioner te një tjetër përkundrejt çmimit nominal të aksionit, 100 lekë gjithsej. Prokuroria pretendon gjithashtu se shkeljet e bëra nga zyrtarët e shtetit për të dhënë kontrata punimesh publike për këtë kompani ishin të shumta, për shkak se kompania ishte e re dhe nuk kishte kurrfarë aktiviteti për të justifikuar plotësimin e kritereve tenderuese, të tilla si xhiroja apo suksesi në zbatimin e projekteve të mëparshme.

Përgjimet e komunikimeve mes punonjësve të ndryshëm të kompanisë sugjerojnë gjithashtu se pronësia e Qatos dhe Mollës mbi kompaninë ishte një sekret që e dinin të gjithë dhe as nuk kishte ndonjë përpjekje shumë të fortë për ta mbajtur të maskuar. Përgjimet paraqesin gjithashtu një mjedis pune të dominuar nga sherret dhe presioni, punonjës që marrin qetësues për të fjetur gjumë dhe një inspektim të çuditshëm nga ana e Tatimeve, në të cilën inspektorët tatimorë “kishin parë diçka që nuk duhej të shihnin”.

Historiku i suksesit të kompanisë 5D Konstruksion buron sipas SPAK nga pozicioni publik i aksionerëve të fshehtë të saj. Kompania arrinte të fitonte tenderë të panumërt në institucionet e Bashkisë Tiranë, por nuk ishte në gjendje të fitonte tenderë në institucione të tjera publike nën varësi të zyrtarëve të tjerë socialistë.

Hetimi zbulon gjithashtu se paratë që besohet se iu vodhën shqiptarëve me tenderë të manipuluar u investuan në ndërtim pallatesh. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se pas vitit 2021, kompania nisi ndërtime në pesë objekte, kryesisht pallate banimi dhe një hotel në Durrës.

Në fakt, në lidhje me hotelin në Durrës, kompania u pajis edhe me statusin special të  dhënë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, status që i fal kompanisë taksa dhe i ngarkon taksapaguesit me mbulimin e kostove të shërbimeve bazë si ujë, kanalizime, etj..

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...