Shehu: Rezoluta për gjenocidin serb duhet të kalojë në seancë plenare

E Enjte, 04 Prill 2024 13:58

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, insistoi edhe në këtë seancë plenare, që Kuvendi të marrë në shqyrtim kërkesën për një seancë  për mocion me debat dhe rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai tha se kjo çështje po bëhet gjithmonë e më imperative për shkak të situatës në rajon. 

 

“Jam i detyruar të flas për të disatën herë për një çështje që e konsideroj thelbësore.

U ngrita sot pasi u vura në njoftim për atë që u diskutua edhe dje në Konferencën e Kryetarëve për kërkesën tonë për mocion me debat dhe rezolutë për të njohur dhe dënuar gjenocidin serb në Kosovë dhe për të ndihmuar qeverinë e Kosovës për njohjet.

Qeveria shqiptare po hesht si fija e barit dhe ne si parlament po vazhdojmë të heshtim për turpin tonë. Keni për detyrë së paku të kaloni këtë çështje në seancën plenare.

Duhet ta kalojmë në seancë plenare dhe ta miratojmë.

Nëse nuk do e bëni, nesër do kërkoj interpelancë me kryeministrin për këtë çështje, ashtu siç kërkova për Ballkanin e Hapur.

Është në nderin tonë ta fusim në seancë plenare dhe të miratojmë rezolutën,” tha Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...