Basha i dëshpëruar, humbi mundësinë e pazarit për ndonjë kat pallati në kurriz të opozitës

E Enjte, 04 Prill 2024 14:07

Lulzim Basha, pasi tentoi për javë me radhë të bënte pazar me mazhorancën për projektligjin e Amnistisë Penale dhe Reformën Zgjedhore, u shpërfill nga PS-ja përshkak se ishte i vetmuar, nuk ia bënte dot votat as për Amnistinë, as për Reformën Zgjedhore. Duke qenë se dështoi me pengun e tij, Rama u detyrua të gjejë dakordësi me opozitën e vërtetë.

I mbetur pa mundësi pazari, Basha ka ditë që nuk e bën më as gjumin rehat, shkon në Parlament, del nëpër konferenca të jashtëzakonshme imagjinare dhe flet me veten.  

 

E njëjta gjë ndodhi edhe sot, Basha u ngrit dhe sulmoi mazhorancën dhe opozitën për projektligjin.

Ai deklaroi se mazhoranca po bën pazar me Bardhin kundër drejtësisë dhe kundër SPAK-ut.

“Amnistia nuk përfshin protestuesit masivisht të opozitës të akuzuar për nenin 236/2, kundërshtim i punonjësve të policisë. Propozimi prek vetëm nenin 236/1. Asnjë opozitar nuk përfiton, përfitojnë zyrtarët e korruptuar. Është e qartë se ky pazar i ulët është një pazar antidrejtësi, një pazar anti-SPAK, përfitojnë të korruptuarit, dënohen dhe përjashtohen nga përfitimi ata që janë ngritur kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit duke përfshirë zyrtarë të lartë të çështjeve që gjoja janë nën hetim parlamentar siç është ish-sekretarja e përgjithshme e shëndetësisë”, tha Basha.

Duket qartë që Basha ka humbur mundësinë e shitjes së interesave të opozitës për interesa të tija personale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...