Veliaj në 'aksion'/ Propagandë e show për të harruar ‘5D’. Qytetarët shpërthejnë në komente: O urith...

Diel, 07 Prill 2024 11:36

Erion Veliaj po përpiqet të kalojë si një gjë normale skandalin me dosjen ‘5D’, ndërsa i është rikthyer propagandës dhe show.

E ndërsa drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës ndodhen në qeli për abuzime me fondet publike, ndërsa SPAK vijon hetimet dhe GJKKO kërkon një hetim edhe për rolin e kryebashkiakut në atë që njihet afera ‘5D’, sot Veliaj ka zgjedhur të publikojë pamje nga bulevardi i ri. 

 

“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri! Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri. Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme’, shkruan Veliaj.

Si mjeshtër i fasadave dhe propagandës, Veliaj po e kalon si diçka normale atë se çfarë ka ndodhur me dosjen ‘5D’, ku drejtorët e tij, anëtarë të shtabit elektoralë, ata që i dhanë mandatin e 3-të si kryebashkiak, kanë përfituar jo pak, por 25-30 mln euro nga taskat e shqiptarëve, përmes tenderave të fituar në Bashkinë e Tiranës, atje ku ishin strehuar si pjesë e rëndësishme e stafit të Kryebashkiakut.

Dhe nëse skandali i '5D' nuk do ishte denoncuar dhe prokurorët të nisnin hetimet, nuk është çudi që të njëjtën kompani ta gjenim duke fituar tenderat, marrë lejet apo kryer punimet pikërisht në këtë bulevardin e ri, që prej një viti Veliaj e paraqet si projektin e shekullit. 

Një ditë më parë ishte po Veliaj që mori në mbrojtje drejtorët e arrestuar dhe të gjithë ata që po hetohen nga SPAK, duke i cilësuar si njerëzit që me punën e tyre kishin ndryshuar Tiranën. E ndërsa në ditët apo javët në vijim Kryebashkiaku mund të përballet me të tjera fakte dhe prova të implikimit të tij apo drejtorëve të tjerë të rëndësishëm që ka në detyrë në skandale, por ndoshta edhe me fletë-thirrje nga SPAK, Veliaj tani për tani duket se ka zgjedhur atë që di të bëjë më mirë: propagandë, show, fasadë, duke u shfaqur me fytyrën e “njeriut të punës”, pavarësisht se duart e bashkëpunëtorëve më të afërt të tij janë gjetur në thesin e parave të qytetarëve.

Image

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...