Berisha: E enjtja po vjen, qytetarët e Tiranës në këmbë për të çliruar bashkinë nga kriminelët dhe hajdutët

Hënë, 08 Prill 2024 09:49

Lideri i opozitës i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi këti të fundit i’u arrestuan për vjedhjen e tenderave prej dhjetëra milionë euro nga drejtorët më të rëndësishëm të bashkisë, njëherazi dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

‘E enjtja po vjen, qytetarët e Tiranës në këmbë për të çliruar bashkinë. Bashkia nuk është streha e kriminelëve dhe hajdutëve të qytetit’, theksoi Berisha. 

 

BerishaMiq!

E enjtja po vjen, e enjtja është lart, Tirana në këmbë, qytetarët e Tiranës në këmbë për të çliruar bashkinë.

Asgjë përveç guximit tonë, zemërimit legjitim tonë, përveç mosbindjes tonë civile nuk do të mund të shpëtojë shoqërinë shqiptarë dhe Shqipërinë.

Ndaj dhe ditën e enjte e gjithë Tirana para bashkisë.

Bashkia është e qytetarëve, nuk është e hajdutëve.

Bashkia është e ligjit, nuk është e horrave.

Bashkia është shtëpia e parë e qytetit të Tiranës, nuk është streha e kriminelëve dhe hajdutëve të qytetit, siç është shndërruar sot.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës.

Mos harroni se kurrë ky kryeqytet nuk ka qenë më pak shqiptar se sot.

Kurrë ky kryeqytet nuk ka qenë qytet pa identitet siç është sot, pa teatër, pa bibliotekë, pa muzeum, pa galeri kombëtare, pa teatër fëmijësh.

Të gjitha po i ha droga, i hëngri droga.

Të gjitha po zëvendësohen me monumentet më të shëmtura të drogës dhe korrupsionit.

Mos harroni se ne kemi detyrime jo vetëm ndaj vetes tonë dhe fëmijëve tanë, por detyrime ndaj të gjithë paraardhëse tanë të cilët vunë një tullë, të cilët bënë një punë dhe e sollën Tiranën gjer në këtë shkallë para ardhëseve të këtyre banditëve, këtyre neronëve që e shkatërruan kulturën e këtij qyteti.

Ndaj dhe njëherë u bëj thirrje, e enjtja, dita e fitores, dita e triumfit, dita e ngadhënjimit.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...