‘5D’ në qeli, Erjoni i drejtorëve të arrestuar shërben pjatat me supë…

E mërkurë, 10 Prill 2024 17:02

Erjon Veliaj njihet ndryshe si politikani i fasadës, propagandës e shoë mediatik. Në shumicën e rasteve shfaqet duke propaganduar, ndërkohë që ana e padukshme, është ajo që i është denoncuar dhe që ndodhet në qendër të skandaleve.

Skandali më i fundit është ai i ‘5D’, kompanisë së drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, që njëherazi ishin anëtarët e shtabit elektoral, që ditë e natë shantazhonin votuesit, blinin vota, premtonin, bënin presion, merrnin paratë nga buxheti, që më pas i përdornin me një skemë të sofistikuar, si fillim për të mbajtur në detyrë Erion Veliajn dhe më pas për të shumëfishuar fitimet, jo me përqindjet e zakonshme të korrupsionit, por 100% të fondeve.

 

Dhe këtë gjë e bënin duke pasur në krye të punëve të Bashkisë, Erjon Veliajn, atë që shfaqet sa herë ka festa, fetare ose jo, me atë fytyrën e ‘ëngjëllit’, njeriut të përvuajtur, që kujdeset për shtresat në nevojë, për të pamundurit, për pensionistët e plot kategori të tjera.

Atyre që sot i serviri një pjatë supë, janë ata që Veliaj, përmes drejtorëve të tij, atyre që janë në qeli, por edhe të tjerëve që i mban me gajret, derisa SPAK të finalizojë hetimet, mund të mos i vidhte ato paratë nga buxheti, që atë përkujdesjen për shoë, sikundër ndodh në raste festash, ta kishin çdo ditë.

Videon duke servirur pjatat me supë, si njeriu i përkushtuar, e ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë kryebashkiaku, i cili ende, minimalisht nuk ka kërkuar një ndjesë që drejtorët e emëruar prej tij në krye të punëve të Bashkisë, u kapën nga SPAK si grabitës fondesh.

Do të kishte shumë më tepër sens, që para se të shfaqej si kryebashkiaku i dhimbshur, Veliaj të sqaronte ato këshilltarët në këshillin bashkiak, se çfarë kishte ndodhur, se si kishin avulluar 30 mln euro të taksave të qytetarëve nga buxheti te xhepat e të besuarve të tij.

Në fakt Erjoni ka bërë sot atë që di të bëjë më mirë, të vijojë shoë e propagandën, të sillet si kryebashkiak fasadë, edhe pse është kapur me presh në dorë në dy aferat më të mëdha, atë të inceneratorit fantazëm që nuk ekziston në Sharrë, dhe me ‘5D’ e drejtorëve, që në emër të tij, mblidhnin vota me hir e pahir që kllouni të vijonte mbajtjen e zyrës në Bashki dhe ata të fitonin statusin e investitorëve strategjikë.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...