Malkaj: Qeveria po fshin këpucët e qelbura në kurrizin e këtij populli

E Enjte, 11 Prill 2024 12:52

Aktori i madh Mehdi Malkaj, pjesëmarrës në protestën e sotme ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiuat Veliaj, mori fjalën e tij, ku u ironizoi qeverinë, e cila sipas tij po fshin këpucët në kurrizin e popullit dhe ky i fundit nuk po bën rezistencë.

Këpucët e qelbura i fshin në kurriz të këtij populli , dhe thotë tjetri 'ishte udhëheqësi im', nuk ka rëndësi.

 

Kërkoj një gjë.

E kërkoj me këmbëngulje, të heqim dorë nga njëshi. Njëshin e kemi zgjedhur për të na shërbyer neve, jo për të na masakruar neve.

Njëshi është shërbëtor i jonë . Bëri një iftar atje dhe i vaftë mbarë, u gëzuan të gjithë ata që e duan.

Ai është shumë i mirë sepse ju dha bukë për të ngrënë , është turp i madh jemi akoma te buka.

Jemi te monologu bukës.

Zonja dhe zotërinj unë kaq kam mundësi të bëj, bëj maksimalen e jetës time bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, kemi 7 vjet që nuk lëvizim.

Ju falenderoj shumë për dashurinë që më falni. Jam i zhytur në borxhe tek ju, por nuk jua laj dot.

Login to post comments