Kryetari i Partisë Së Lirisë, Ilir Meta, do të jetë sot në Korçë, në një tryezë diskutimi kushtuar arsimit dhe sidomos ideve të PL për zhvillimin e tij.
“Pa djersitje, nuk ka arritje! Gati për në Korçë!” shkruan Meta në një videomesazh me nënkuptim duke u shfaqur në palestër që herët në mëngjes mer energji të shumëfishuara.
Sikurse Meta e ka paralajmëruar, ka ardhur koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare të 27 prill, “për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë”, ndaj sot në Korçë do të trajtohen edhe 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë, që do të miratohen në Konventë.