Analisti ‘shpërthen” ndaj Xhaçkës: Tyryfyçkë, te vendi i satëme…

Saturday, 13 Prill 2024 17:51

Analisti Arjan Konomi ka reaguar përmes një video në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e Olta Xhaçkës, deputetes së Edi Ramës, e cila ka edhe statusin si “strategjike”, të fituar nga bashkëshorti i saj investitor.

Dy ditë më parë Xhaçka në një prej emisioneve televizive tha se bashkëshorti i saj e donte statusin e investitorit strategjik që "dikush" të mos shkonte "nga mali dhe t'i vendoste çadrën para plazhit". 

 

Ky pohim i Xhaçkës, pak orë pasi ajo u mbrojt nga Edi Rama, duke mos lejuar që çështja e mandatit të saj të gjykohej në Kushtetuese, ka shkaktuar reagime të shumta.

"Mbeta pa fjalë nga emisioni i Top Channel.'Për të mos ardhur dikush nga mali të vendosë çadrën aty ku ti bën plazh'. Është një tyryfyçkë si Olta Xhaçka dhe që s'mund ta kundërshtojë njeri me këto broçkulla që thotë.

Se është dhe budallaqe derisa arrin t'i thotë me fjalët e saj këto gjëra. As armiku s'do ti thoshte. Ministri duhet të jetë një njeri dinjitoz që përfaqëson Shqipërinë e të gjithë të themi ky person na përfaqëson. Ne kemi këtë, tyryfyçkën", shprehet Konomi.

Në vijim ai rrëfen edhe një episode, kur djemtë e Vunoit nuk lejoheshin të laheshin as pranë shkëmbinjve të Jalës sepse në resortin aty pranë kishte shkuar ministrja dhe kishte urdhëruar që askush të mos lejohej në det.

"Kam pas dhe një precedent me Olta Xhaçkën në Jalë, te plazhi i fshatit tim në Vuno. Kur ne vinim, jo te plazhi që s'na lini por nuk na linin as te shkëmbinjtë. Dhe kur pyeta pse nuk na linin te shkëmbinjtë ku jemi mësuar të lahemi dhe të rrimë që fëmijë, aty na kanë rritur gjyshërit tanë. Kishte ardh Olta Xhaçka. Kjo nuk donte që aty as në shkëmbinj të kishte djemuri", tregon analisti.

Duke e konsideruar një pafytyrësi deklaratën e Xhaçkës, Konomi thekson “do të do vijnë nga mali dhe do vendosin çadër. Çadrën e kujt moj? Te vendi i satëme? Sa turp. Më falni, por jam me të vërtetë i indinjuar sepse unë as i shof e as i dëgjoj këto emisione, e këta njerëz, për të eleminuar këtë që po bëj. Por ndoshta kam bërë gabim. Sepse këto këllira vazhdojnë dhe të përfaqësojnë Shqipërinë", shprehet Konomi.

Login to post comments