Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të dalin në protestë ditën e premte tek bashkia e Tiranës, për të nxjerrë ‘monstrën nga shtëpia e parë’, duke iu drejtuar Erion Veliajt.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Qytetarë dhe qytetare, edhe njëherë, e premtja po vjen.
Të tregojmë fuqinë tonë, të tregojmë trimërinë tonë, të tregojmë guximin tonë.
Të tregojmë se nuk kanë lindur ata që na trembin ne.
Të tregojmë se nuk ka njerëz që mund të na mposhtin ne.
Të tregojmë se jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur dinjitetin tonë, për të mbrojtur shpresën tonë, për të mbrojtur të ardhmen tonë.
Të premten, dita jonë, të premten, ora jonë.
Të premten, ora e fitores!
Demokrate dhe demokratë, të gjithë te bashkia.
Qytetare dhe qytetarë, të gjithë te bashkia.
Të kërrejmë monstrën e qytetit. Ta nxjerrim monstrën nga shtëpia e parë.
Të rivendosim dinjitetin e qytetarëve të Tiranës.
Dinjitetin e qytetarëve të Shqipërisë në piedestal.
Kjo kërkon trimëri, kërkon guxim, kërkon zemërim, kërkon sakrificë.
Të tillë duhet të jemi ne.
Rroftë fitorja, rroftë Shqipëria, rrofshi ju!