Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar në rrugën e Shpresës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje opozitarëve që të dalin nga studiot dhe të kapin sheshet dhe rrugët e Tiranës.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Të dashur të rinj dhe të reja, studente dhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnazistë.
Ju që keni shpirtin më të pastër në shoqërinë shqiptare, idealet më fisnike: ngrihuni në këtë lëvizje pa kthim, në këtë betejë pa kthim, në këtë mosbindje civile sepse e ardhmja për këtë komb është një greminë e frikshme.
Dua t’u drejtohem të gjithë atyre forcave politike që e shpallin veten opozitare, dilni nga studiot, kapni sheshet, rrugët.
Opozitar sot është vetëm ai që pranon të përballet dhëmb për dhëmb me këtë armik të egër.
Provojeni veten, bashkohuni të gjithë se të keqe të tillë Shqipëria nuk ka parë në histori.
Qytetarë dhe qytetare, merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është shndërruar në Olta Xhaçkë.
Se parlamenti është shndërruar në Edi Ramë dhe Linda Nikolla.
Merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është ligji themelor i një shteti demokratik.
Mos pranoni që kriminelë të shkelmojnë mbi Kushtetutën për të mbrojtur krimet e tyre.