'Dërgimi i dosjes ‘Beleri’ në PE’/ Bushati: Tallje e Athinës me palaçollëqet e drejtësisë së re

Hënë, 15 Prill 2024 22:02

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Andi Bushati, ka folur për kandidimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri si eurodeputet nga partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Sipas Bushatit, nqs qëllimi i Athinës është që ti tregojë europianëve se çfarë reforme kanë financuar ne në një provincë si Shqipëria dhe të shikojnë si po tallemi ne me atë që vazhdojmë ta quajmë drejtësia e re shqiptare, kjo mund të jetë një lëvizje politike.

 
 

Pjesë nga emisioni: 

Bushati: Sot kemi një ngjarje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në 30 vjet, pra një i zgjedhur i Shqipërisë propozohet për të qënë deputet i Parlamentit Europian. Ky vendim është plotë dritë dhe hije. Nga burgu, Fredi Beleri ka dhënë disa intervista dhe ka thënë që mua ma ofruan daljen nga burgu nqs hiqja dorë nga Bashkia e Himarës. Tani ka pranuar të heqi dorë nga Bashkia e Himarës për të shkuar atje? Fakti që Fredi Beleri në zgjedhjet europiane mund të bëhet deputet atje, mundet që automatikisht ta heqi atë nga Bashkia e Himares dhe i bie që e gjithë beteja e Bashkisë së Himarës pëson një tëheqje.

Peka: Nga partia e Dules më thanë jo. Si eurodeputet është përfaqësues i shtetit grek, si kryetar bashkie është përfaqësues i qytetarëve të Himarës.

Bushati: Në Shqipëri mandati i kryebashkiakut është i papërputhshëm me asnjë mandat tjetër, s’bën dot asnjë punë. E para është kjo.

E dyta i jep Greqisë një lloj hije që e ka përdorur atë politikisht në Shqipëri. Nëse po e përdor Belerin sot për fushatën e zgjedhjeve europiane, i jep të gjithë gojë atyre që thonë ‘Kali i Trojës’ i Athinës në Himarë etj. Thash anët negative në fillim.

Nga ana tjetër, dihet që Beleri ka sportin e Athinës dhe aq më tepër të Neodemokracisë. Nqs këta njerëz janë të bindur se procesi ndaj Belerit ka qënë një farsë, një nga turpet e palaçove të drejtësisë së re shqiptare, atëherë një kalkulim politik për ta çuar dosjen e drejtësisë tonë të re në Parlamentin Europian përmes Belerit do ishte një lëvizje me kosto të lartë për palaçollëqet që bëjnë ‘gjkko-rat’ e ‘spakistat’ këtu.

Nqs qëllimi i Athinës është që ej o europian shikoni se çfarë reforme kemi financuar ne në një provincë si Shqipëria dhe shikoni si po tallemi ne me atë që vazhdojmë ta quajmë drejtësia e re shqiptare, kjo mund të jetë një lëvizje politike.

Login to post comments