Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi një video ku tregohet se si është copëtuar pllakata e sheshit ‘Demokracia’ në Qytetin Studenti. Berisha thotë se ky është një akt vandal.
POSTIMI I PLOTË
Një akt vandal!
Aktivisti Aurel Kujtimi denoncon aktin vandal të heqjes dhe copëtimit të pllakatës së Sheshit historik “Demokracia” në Qytetin Studenti nga persona të porositur, por natyrisht të paidentifikuar ende.
Ky është një nga skandalet ku përgjegjës janë Policia e Shtetit dhe institucioni i Rezidencës Studentore për lejimin e akteve të tilla.
Sheshi “Demokracia” është një nga simbolet e demokracisë ku Azem Hajdari dhe studentët e Dhjetorit të 90 nisën revoltën e tyre kundër Regjimit monist, një vend që e përmbysi atë!
Dënoj me forcën më të madhe këtë shpërthim urrejtje ndaj studentëve liberator që sollën pluralizmin në Shqipëri.