Pse Veliaj po sillet si fajtor

Tuesday, 16 Prill 2024 16:35

Në bashkinë e Tiranës, me të njëjtën lehtësi idiote që vendosën të vjedhin po mundohen të fshehin edhe ngjarjen. Po ta vëzhgosh me kujdes, mënyra se si drejtorët e 5D planifikuan të grabisin paranë publike ngjan shumë në teknologji me strategjinë që po ndjekin për ta zhdukur lajmin nga ekranet. 

Në rastin e parë ata i ranë shkurt duke vepruar naivisht. Në vend që të vazhdonin të merrnin rryshfete sipas traditës, duke ia dhënë tenderat kompanive që ishin në treg, ata krijuan një të tyren dhe ia kaluan asaj mbi 20 milionë euro. 

Në rastin e dytë po sillen po aq naivisht dhe me mendjelehtësi. Ndonësë SPAK ka arrestuar tre nga drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt, i gjithë presioni po bëhet që ky lajm të mos jepet në TV e mëdha e sidomos mos debatohet në emisionet e mbrëmjes. Pra, nëse deri më tani, ata që kanë një farë fuqie për të manipuluar informacionin, reken ta kthejnë optikën e ngjarjes në favor të tyre, spin doctorsat e mangët të Lalit tentojnë të sillen sikur ajo nuk ekziston.

Deri diku duket sikur ia kanë arritur. Televizionet e mëdha e kanë fshirë këtë lajm nga edicionet e tyre informative. Dy ditët e fundit emisionet e orës 21 00 kanë eksploruar tema të tjera. E çuditshme është se për të fshehur hallin e Veliajt disa janë detyruar të merren gjatë me denoncimin ndaj vëllait të kryeministrit. Pra kur vjen puna: shefin mund ta prekin, ndërsa vartësin e tij të parë asnjëherë.

Ky nënshtrim i turpshëm, i të gjithë atyrë ekraneve që përdorin frekuenca publike, për ti bërë reklamë mbjelljes së 1 milionë pemëve, fasadave të rikonstruktuara të shkollave dhe që zhysin kokën si struci, kur heroi i tyre kapet me preshë në duar, është në fakt i pavlerë. Njësëoj si vjedhja banale me 5D nuk mund të shkonte gjatë, as kjo strategji, nuk mund të dalë triumfuse. Një indicie të parë për këtë e mora tek faqja e Lapsi.al, të cilës mund ti’a kontrolloj në çdo kohë të dhënat. Lajmet për drejtorët e bashkisë dhe për sjelljen e Erion Veliajt kishin një lexueshmeri katër-pesë fish më të madhe se normalia. Jo se në redaksinë tonë kishim bërë një gjë të veçantë, por thjeshtë raportuan për një temë që shumica e kishte të ndaluar ta bënte.

Po e njëjta gjë më rezultoi edhe nga një shikim krahasues në YouTube. Psh, emisionin “Në shënjestër” të Klodiana Lalës, i cili u tansmetua me guxim në vitrinën e propagandës veliiste, në News 24, shifrat e shikuesmërisë për një ditë ishin të barabarta me ato të investigimeve për vrasjën apo zhdukjen e kriminelëve më me emër. Këtë më konfirmojnë edhe ata pak të tjerë kolëgë, që kanë “pasur burrërinë” ta trajtojnë këtë temë. Pra përpjekja për ta varrosur ka krijuar efektin e kundërt, ajo ka shtuar kërshërinë për ngjarjen. 

Këtu strategjia e sponzorizuar nga Erion Veliaj rezulton dyfish naive dhe idiote.

E para sepse pa dashur ai ka ngjallur kuriozitetin për bëmat e njerëzve të tij të afërt. Dhe e dyta, më kryesorja, pasi më këtë vijë sjelle kryebashkiaku i Tiranës po shndërrohet në akuzuesin e parë të vetvetes. Ndonëse nga njëra anë Erion Veliaj lëshon deklarata se i ka përjashtuar nga organizata ata që gjenden sot prapa hekurave, madje propozon ti zhveshë nga e drejta për të kryer në të ardhmen funksione publike, duke u sjellë sikur ky skandal nuk ekziston, ai tregon se i dejeg miza nën kësulë. Duke lobuar pranë televizioneve, që bëjë propagandën e tij, për ta zhdukur këtë lajm, ai ka adoptuar tashmë një sjellje prej fajtori. Dhe sa më shumë Top Channel, Klan, ABC dhe News 24 heshtin për bëmat e drejtorëve të 5D, aq më tepër shtohen dyshimet se Veliaj ka qenë i lidhur me vjedhjet e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...