Nga Tritan Shehu:
Heqja e emrit te Berishes nga grupi i PD, nje veper cubash!
Ne menyren me te turpeshme, anti ligjore, anti kushtetuese, ndesh me rregulloren e Kuvendit, Berisha nuk vendoset ne listen e grupit parlamentar te PD, te publikuar nga Rilindja e Kuvendi.
Se pari nuk jane as drejtuesit formal te Kuvendit, as Rama si “dirigjenti” i tyre, as regjimi ne teresi, qe mund ta largoje Berishen nga Grupi i PD.
Ai eshte deputet i PD dhe Kryetar i saj, kete e ka vendosur elektorati e antaresia e kesaj partie, qe eshte thelbi i opozites sone.
Turp per ata, qe bejne te tilla veprime anti ligjore, infantile, duke u bere vetem
qesharake!
Edhe ndaj kesaj shkelje te rende, si dhe per burgosjen politike te Berishes, duhet nje reagim i forte nga deputetet, e gjithe PD.
Kudo, ne media, opinion, institucione, Kuvend, me komunitetin nderkombetar, kudo.
Lejtmotivi yne duhet te jete:
“Te lirojme liderin e opozites”
Sidoqofte gjykoj te domosdoshme, pikerisht per te qartesuar me mire te verteten, qofte edhe per ata qe kane nevoje per “syze”, dergimi i nje dokumenti tjeter zyrtar te grupit tone parlamentar, ku te jete ne menyre eksplicide, me emer e mbiemer Sali Berisha si antar i tij.