Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur votimin pro të asamblesë së Këshillit të Europës, që Kosova të anëtarësohet në këtë institucion të rëndësishëm Europian.
Berisha shkruan se, narkoqeveria e Tiranës që loboi kundër heqjes së vizave është e nxirë sonte nga dëshpërimi, që parlamentarët e KiE-së, votuan pro Kosovës.
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Urime Kosovë! Ditë historike!
Miq, sot Kosova u pranua Anëtare e Këshillit të Europës. Kjo është një fitore historike dhe plotësisht e merituar që ka në bazë qëndresën e pamposhtur, sakrificat e jashtëzakonshme për liri dhe dinjitet të qytetarëve të Kosovës, suksesin e reformave demokratike, respektimin e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe minoriteteve si dhe funksionimin e shtetit ligjor. Sot u realizua një ëndërr e madhe e presidentit Ibrahim Rugova dhe ëndrra e të gjithë atyre që dhanë jetën për një Kosovë të lirë, demokratike, europiane. Nga kjo ditë përfaqësuesit e Republikës së Kosovës ulen me dinjitet në Tempullin e Demokracive të Europës si modeli, si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.
Narkoqeveria e Tiranës që loboi kundër heqjes së vizave është e nxirë sonte nga dëshpërimi.
Urimet më të përzemërta qytetarëve, autoriteteve, institucioneve të Kosovës! Rroftë Kosova!