Gafa e Bushatit 'nxjerr zbuluar' gazetarin e Edi Ramës

Premte, 20 Prill 2018 15:30

Zbulohet gazetari i ERTV.

Edhe pse televizioni i kryeministrit Rama nuk e zbuloi asnjëherë me pamje dhe emër, ka qenë pikërisht ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati,  i cili zbuloi padashur emrin e gazetarit të ERTV. Dhe bëhet fjalë pikërisht për gazetarin Alteo Hysi. Ministri Bushati teksa po komentonte një deklaratë të kreut të PD-së Lulzim Basha tha: "Alteo, sigurisht që duhen përpjekje", teksa fliste për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Gazetari Alteo Hysi ka intervistuar figura të njohura të qeverisë dhe jo vetëm, në studion karakteristike të ERTV-së. Ai është shfaqur gjithmonë me kurriz, dhe asnjëherë nuk ka zbuluar fytyrën. Gjatë intervistave të transmetuara, kemi mundur të shohim vetëm skeletin e syzeve të tij.

Por pak minuta më parë, u kuptua qartë që Bushati e tha padashur emrin e gazetarit, por nuk e dimë se si kryeministri Rama do ta presë diçka të tillë, pasi me siguri qendron një arsye e fortë  pas faktit që Alteo Hysi nuk u shfaq asnjëherë as me pamjen dhe as me emrin e tij. /newsbomb.al/

 

10440928_10202923152791860_7896025651662957588_n-e1509980627668-642x470.jpg

Modifikuar më Premte, 20 Prill 2018 15:42

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...