Tedi Blushi denoncon Bashkinë Roskovec: Po tenton të ndërtojë TEC në tokë bujqësore, duke u çuar ‘vdekjen’ te dera komunitetit në zonë

E Enjte, 18 Prill 2024 17:56

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar Bashkinë Roskovec, duke publikuar disa dokumente që tregojnë se po tentohet t’i hapet rrugë një projekti për ndërtimin e një termocentrali në një zonë bujqësore.

 Blushi shprehet se një projekt i tillë kundërshtohet nga Partia e Lirisë, teksa thekson se TEC-i do të sjellë pasoja të rënda të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por edhe për pronat e tyre. 

 

Ai kërkon transparencë ndaj qytetarëve të Roskovecit.

Denoncimi:

Kriminale dhe e pabesë (siç di vetëm “Rilindja”) tentativa e Bashkisë së Roskovecit për t’i hapur rrugën ndërtimit të një termocentrali në zonën bujqësore të fshatit Suk dhe rrethinave të tij, duke u çuar “vdekjen” te dera e shtëpisë, një komuniteti të mrekullueshëm dhe punëtor, që aq shumë ka vuajtur nga ndotja dramatike e puseve të naftës.

Zona e Roskovecit është një zonë bujqësore e suksesshme, e mbjellë deri në 700 hektar me sera, që duhet të mbështetet fuqimisht me subvencione dhe jo të asgjësohet përfundimisht me të tilla projekte shkatërrimtare, korruptive dhe me pasoja tepër të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por edhe për pronat e tyre.

Qytetarët e nderuar të Roskovecit meritojnë urgjentisht transparencë:

❌ Pse nuk janë vënë në dijeni të projektit dhe pse nuk janë thirrur kurrë në dëgjesa publike?

❌ Kush është investitori privat dhe kush përfiton financiarisht nga ky projekt, qartazi në dëm të banorëve, dhe sidomos të fermerëve?

❌ Pse TEC-i do ndërtohet në një tokë të punueshme, që ligji e ndalon?

❌ A është ndërtimi i TEC-it të Roskovecit një skemë kriminale e ngjashme me inceneratorët?

Kundërshtojmë me forcë këtë projekt dhe mbështetim plotësisht shqetësimin e drejtë të komunitetit të dashur të Roskovecit.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...