Gjekmarkaj: Këtu është vjedhur fitorja e PD! Zjarri do djegi korrupsionin e Veliajt dhe drejtorëve

Premte, 19 Prill 2024 18:58

Deputeti i PD-së, Agron Gjerkmarkaj, gjatë takimit me demokratët e Belshit, ka vlerësuar këtë zonë si një ndër më të bukurat e Shqipërisë, por e varfër dhe një zonë që po vuan plagën e shkretimit dhe të emigracionit.

Sipas Gjekmarkaj, në Belsh mazhoranca solicialiste vodhi mandatin e kandidatit për kryebashkiak të PD-së, ashtu siç ka vjedhur Shqipërinë me skemat e njëjta si ajo e kompanisë së drejtorëve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ‘5D’. 

 

Gjekmarkaj: Më ka mbetur gjithmonë në mendje një propozim që dikur rilindësi kombëtar Sami Frashëri ka pas bërë që kryeqyteti i Shqipërisë të vendosej në këtë zonë të cilën e konsideronte një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

Në fakt kjo zona prap është ndër më të bukurat e Shqipërisë por është e varfër dhe është një zonë që po vuan plagën e shkretimit dhe të emigracionit. Pse ndodh kjo?

Shqipëria po vidhet, vidhet Belshi, vidhet Dumreja, këtu është vjedhur fitorja e PD, një fitore që do të rikthehet shumë shpejtë. Këtu vidhet paraja publike nga këta që qeverisin. Vidhet në Belsh vidhet në Tiranë, ju e keni parë që PD sot në dyert e asaj bashkie ka bërë një protestë bashkë me shoqërinë civile, keni parë një zjarr simbolik i cili është zjarri që do të djegë korrupsionin e Erion Velisë dhe drejtorëve të tij 5D.

Skema e 5D, është një skemë që funksionon në çdo ministri dhe bashki të Shqipërisë, është skema e vjedhjes së parasë publike, është skema e patronazhimit të parasë publike, një para që vidhet për të vjedhur vota dhe për të mbajtur nën peng dhe nën sundim Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...