Berisha: Erion hajduti, dil nga bashkia, mos mbill se sherri se do ketë viktimë të parë Erion hajdutin!

Premte, 19 Prill 2024 21:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që të mos mbjellë sherre dhe të japë dorëheqjen e të dalë nga bashkia.  

Duke u ndalur te protesta e sotme e shoqërisë civile dhe Partisë Demokratike, Berisha theksoi se ‘Bashkinë e Tiranës, zemrës dhe trurit të kombit, Erion Veliaj e ka shndërruar në ndërmarrje private të veten dhe të drejtorëve të tij’.  

 

Berisha: Nuk ka betejë më jetike, nuk ka mision më të shenjtë sot për Shqipërinë dhe kombin sesa përballja dhëmb për dhëmb me këtë armik të egër.

Bashkinë e Tiranës, zemrës dhe trurit të kombit, Erion Veliaj e ka shndërruar në ndërmarrje private të veten dhe të drejtorëve të tij.

Ai nuk meriton as 60 sekonda të qëndrojë në atë zyrë.

Ai është armiku i Tiranës, armiku i shqiptarëve, është hajdut i pafytyrë, i pamoral, i pander dhe pa dinjitet.

Qytetarë dhe qytetare, në këmbë të gjithë, në këmbë të gjithë drejt fitores.

T’i bëjmë gjyqin në sheshin Skënderbej hajdutit.

Të tregojë ku janë 130 milionë euro të djegësit që nuk ekziston?

Ku i ka çuar? T’i sjellë me urgjencë.

Të tregojë ku janë paratë e 1 milion fidanëve që thotë se ka mbjellë?

Të tregojë se ku janë paratë e asfaltuara me fondet e bashkisë dhe të tenderuara si asfaltime private?

Ku janë paratë e taksapaguesve të vjedhura 100 përqind për shkatërrimin e 20 pallateve dhe ndërtimin e 20 të tjerave me paratë e tërmetit?

Erion, forcë në botë që të mbron nuk ka.

Erion, hajdut, dil nga bashkia, mos mbill se sherri se do ketë viktimë të parë Erion hajdutin!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...