'Edita Tahiri, pjesë e Konventës'/ Meta: Mbështetja për Kosovën, prej 20 vitesh në ADN-në e Partisë së Lirisë

Tuesday, 23 Prill 2024 12:25

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri do të marrë pjesë në Konventën e kësaj partie ditën e shtunë.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se mbështetja për Kosovën prej 20 vitesh është në ADN e Partisë të Lirisë. 

 
 

Postimi i plotë:

Mbështetja për Kosovën prej 20 vitesh është në ADN e Partisë të Lirisë.

 

Mbështetja për shtetin e Kosovës do të jetë temë e rëndësishme në Konventën tonë në 27 Prill.

I lumtur që politikania e njohur znj.Edita Tahiri pranoi ftesën tonë për të marrë pjesë në këtë Konventë historike dhe për të thënë fjalën e saj.

Një rast i mrekullueshëm, në veçanti për vajzat dhe gratë tona të Partisë të Lirisë, por jo vetëm, për t'u frymëzuar në betejat për fuqizimin e gruas dhe modernizimin e shoqërisë tonë.

Një rast i shkëlqyer për të dëgjuar një dëshmitare të rrallë të momenteve më dramatike që përjetoi populli shqiptar i Kosovës në betejat e paharruara për çlirimin dhe Pavarësinë.

Betejat e dyfishta në luftë dhe negociata të vështira që as mund të harrohen dhe jo më të nëpërkëmben.

Mirëse të vish e dashur Edita!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...