Një skandal ka ndodhur me provimin për Shkollën e Magjistraturës, e cila drejtohet nga Arben Rakipi. Pasi është shpallur lista e fituesve, me një urdhër të çuditshëm, me pretendimin se do të ketë një ri-korrigjim, lista është manipuluar duke shtuar emra të tjerë. Çështja merr përmasa më të mëdha po të kihet parasysh rëndësia që ka kjo shkollë për prokurorët e gjyqtarët e rinj, ata që do të marrin emërime dhe do të japin drejtësi.
Nga debati që u zhvillua sot në studion e emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV ndërmjet av. Andi Shkirës dhe dr. Taulant Mukës për këtë temë, pedagogë në fusha përkatëset.
Muka: Më fal, pse i thërrisni Arben Rakipit, “profesor”?! Ka titullin “profesor”, Arbeni? Se publikime nuk ka ai, meqë po flasim për drejtësinë.
Shkira: Jo, profesori nuk është titull. Profesor është një ushtrim profesioni...
Muka: “Profesor” nuk është titull?! Të prodhosh në linjë akademike, nuk është titull?! Kjo është baza që ne flasim. Të jetë në krye të Magjistraturës një person që ka titullin “Profesor” dhe s’ka publikime, atëherë ne s’po flasim për një sistem... Se që këtu fillon, se kemi edhe Ulsi Manjën - pjesë e bordit, që është plagjiaturist. Kështu fillon e futen ata dhe pastaj prodhojnë këtë parodi me provimet.