Meta i vendosur për aleancën me PD: Berisha s’bën kurrë kompromis me regjimin

E Enjte, 25 Prill 2024 15:46

Në prag të konventës së 27 prillit, kryetari I Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se është i hapur për garë dhe fraksione në parti. Meta u shpreh i vendosur për koalicionin me Partinë Demokratike, duke thënë se i vetmi kusht për aleancën e opozitës është të vijojnë qëndrimet pa kompromis, ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.  

 
 

Pas miratimit të listës së anëtarëve të Kryesisë që do  t’i propozohet Konventës Kombëtare, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një konferencë për shtyp, duke thënë se gara është e hapur për pozicionet e reja drejtuese në parti. Meta theksoi se fraksionet do të jenë të lejuara në Partinë e Lirisë.

Ilir Meta u shpreh i vendosur për vijimin e koalicionit me Partinë Demokratike,  duke thënë se kushti i vetëm për aleancën ngelet  vijimi i luftës pa kompromis ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëroi se edhe në Shqipëri do të refuzohet plani i shpopullimit, siç ndodhi në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. 

Partia e Lirisë do të mbledhë të shtunën e 27 prillit, Konventën Kombëtare, ndërsa  Ilir Meta ka nisur atë që e cilëson si rithemelimin e kësaj force politike. 

Login to post comments