'Xhada' e Veliajt hapi biznes ndërsa ishte drejtoreshë e Investimeve Publike

Premte, 26 Prill 2024 13:29

Në emisionin “Plug” të datës 24 prill, u transmetuan fakte se si një tjetër drejtoreshë, Ilda Qazimllari, e cila është pjesë e Njësisë së Zbatimit të Projektit, gjithashtu ka hapur biznes sapo ka marrë poste drejtuese në Bashkinë e Tiranës. 

“Plug” ka siguruar një dokument, ku tregohet se Ilda Qazimllari është prej vitit 2021 në postin e Drejtoreshës së Drejtorisë së Investimeve Publike, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike, që drejtohej nga Taulant Tusha.  

 

Më 27 janar 2024, agjentët e BKH, kryen kontrolle dhe dyshohet se kanë sekustruar dokumente në Bashkinë e Tiranës. Fillimisht është kryer kontroll në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Kjo drejtori prej disa muajsh drejtohet nga Ilda Qazimllari, e cila u emërua në këtë post fill pas arrestimit të Taulant Tushës.

Ilda Qazimllari ka qenë gjithashtu anëtare e Njësisë së Zbatimit të Projektit të inceneratorit të Tiranës. 

Agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle edhe në zyrat e AKUM dhe më specifikisht në zyrën e Arben Kaçorrit, i cili është anëtar i njësisë së zbatimit të projektit. 

Kontrolle të imtësishme ka patur edhe në zyrën e Henrik Hysenbegasit, drejtor i Projekteve në Bashkinë e Tiranës, i cili ishte githashtu kryetar i Njësisë së Zbatimit të Projektit për Inceneratorin e Tiranës, si përfaqësues i Bashkisë së Tiranës. 

Përzgjedhja e Qazimllarit në Njësinë e Zabtimit të Projekteve dhe më pas drejtoreshë e Shërbimeve Publike, nuk ishte e rastësishme. 

Ilda Qazimllari, në Bashkinë e Tiranës, me urdhër dhe miratimin e Erion Veliajt ka mbajtur disa funksione.

Siç shprehet me zë e figurë në vitin 2017 në inaugurimin e Pazarit të Ri, Erion Veliaj e cilëson këtë zonjë si “xhadën” e punëve publike, e cila pasi ishte kthyer në terrorin e kompanive, pas këtij projekti do të firmoste letrat edhe për ndërtimin e disa shkollave në Tiranë.

Ilda Qazimllari, vartëse besnike në Drejtorinë e Përgjithshme të Punëve Publike, pas arrestimit të këtij të Taulant Tushës, me firmën e Erion Veliaj merr një pjesë të mirë të kompetencve të këtij të fundit. 

Por nuk mjaftohet me kaq, Erion Veliaj në datën 14 dhjetor të vitit 2023, zëvendëson Taulant Tushën me Ilda Qazimllarin në Këshillin e Administrimit të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë. 

Ilda Qazimllari nuk mund të bënte përjashtim nga kultura korruptive kriminale e bashkisë Tiranë. Njësoj si homologët e saj, kjo zyrtare publike shkëlqen edhe si biznesmene. 

Edhe pse në dokumente zyrtare emri i saj është Ilda Vako, Erion Veliaj në shkresa e emëron atë me mbiemrin e vajzërisë, Ilda Qazimllari. 

Nuk e dimë nëse bëhet për të fshehur diçka, por ajo që dimë mirëështë se Ilda Vako (Qazimllari) është regjistruar në qendrën kombëtare të biznesit si person fizik. Adresa e deklaruar e emailit është This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.. 

Në vitin 2020, Ilda Vako (Qazimllari) regjistrohet si person fizik në qendrën kombëtare të biznesit.

Objekti i veprimtarisë së saj është: Projektim Arkitektonik. 

Xhada e bashkisë, e quajtur kështu nga Veliaj e jo nga ne, pasi i shtiu frikën gjithë bizneseve që përfitonin para për punë publike, rezultoi shumë e suksesshme dhe në biznesin e saj privat. 

Nuk e dimë ku e gjente kohën Xhada, pasi punonte me orë shumë të gjata në disa funksione njëkohësisht në bashki, por sipas vetëdeklarimit në QKB, biznesi i saj ka fituar deri në 90 mijë euro në vit. 

Për dy vite, Ilda Qazimllari, i ka faturuar bizneseve shumën 180 mijë euro, me një fitim neto prej rreth 155 mijë euro. 

Nuk kemi informacion nëse kompanitë e faturuara kanë përfituar tendera publikë apo lehtësira nga kjo zonjë, prandaj këto fakte e të tjera që mund të dalin nga hetimet, janë prova e radhës nëse SPAK e ka seriozisht hetimin e grupit të strukturuar kriminal të kryesuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj…

Emisioni Plug do të vazhdojë të investigojë drejtorët e tjerë të përfshirë në megaaferën e inceneratorit të Tiranës e ku radhën e ka Alban Dokushi, drejtori, të cilit i humbi prona në Sharrë, e jo vetëm…

Image

Login to post comments