Rama e dorëzon në SPAK/ Veliaj i frikësuar: Po shkoj vetë të çoj ca dosje

Saturday, 27 Prill 2024 20:47

Erion Veliaj mesa duket e ka kuptuar se është i pashpresë për të nisur një betejë me Edi Ramën për t’i marrë Partinë Socialiste, siç iu gënjye mendja pak kohë më parë dhe ka ndërruar taktikë sjellje me shefin.

Ai duket se ka marrë një fletëthirrje për të dhënë shpjegime në SPAK për drejtorët e tij të ‘5D’ dhe në një dalje të tijën sot e ka trajtuar sikur do shkojë vetë me dëshirë për të çuar dosjen e hajdutëve në prokurori. 

 

Këtë gjë e ka deklaruar sot në media, vetëm 2 ditë pasi Rama i tha SPAK-ut, “vepro”, kur ka thënë se unë kam marrëdhënië pro aktive me SPAK-un.

Veliaj e di shumë mirë që në SPAK janë dosjet për hajdutët e tij të ‘5D’, ashtu siç kanë edhe faktet për inceneratorin e Tiranës, ku ai është pronari faktik.

Por përkundër asaj që kishte menduar Veliaj se edhe ka njerëzit e tij në SPAK, i ka rezultuar e kundërta, dosjet e tij së paku, i kanë në dorë prokurorë që kontrollohen nga Edi Rama, ndaj edhe pas deklaratës së Ramës, ku i kërkoi SPAK-ut t’i nxjerrë ujin e zi kurrupsionit në bashki, në po të njëjtin televizion del Lali dhe thotë po shkoj vetë.

Duket se beteja mes Ramës e Veliajt po shkon në një fazët tjetër, Rama po çon në SPAK kandidatin për zëvendës të tij, ndërsa Veliaj po furnizon mediat dhe agjencitë e huaja me dokumente ku faktohet lidhja e Ramë, Agaçit dhe vëllai të tij me narkotrafikun ndërkombëtar.

Në një intervistë në televizionin e inceneratorëve, në Report TV, Veliaj tha se në ditët në vijim do të dorëzojë vetë në SPAK dosjen me informacione për të gjitha çështjet.

Veliaj duket që është aq shumë i frikësuar sa ka lëshuar një thagmë në intervistë kur ka thënë se, “unë i kam dhënë tokë SPAK-ut për të ndërtuar një godinë dinjitoze...”, pra Veliaj u kujton SPAK-istëve “nderet”, sikur u ka falur një copë tokë nga toka e tij personale për godina.

“Ne jemi treguar bashkëpunues me SPAK-un jo vetëm për çështje të dokumentacionit dhe mbarëvajtjes së hetimeve, por e kemi dëshmuar edhe me VKB, duke dhënë edhe prona të bashkisë për mbarëvajtjen e punës së SPAK-ut. Ju kujtoj se ish-ndërtesa e Ujësjellësit iu dhurua SPAK-ut nga Bashkia e Tiranës, që kolegët e BKH-së të punojnë në kushte njerëzore sepse s’mund të kesh një institucion, i cili duhet të përfaqësojë drejtësinë, që të ulen si në shkollat e Tiranës që gjeta unë para disa vitesh, me 5 veta në një zyrë dhe dosjet kapicë. Edhe drejtorët që sot duhet të japin shpjegime para SPAK-ut, në 1 mijë punë të mira që kanë bërë, qoftë edhe për një punë që ka nevojë të sqarohet, kanë qenë bashkëpunues. Unë si drejtues i bashkisë, po e po. Në dallim nga disa të tjerë që e kanë bashkëpunimin vetëm në nivel narrative ose dakordësie, – ose fjala vjen, një deputet, çfarë do bashkëpunojë me SPAK-un përveçse duke ngritur dorën kur kalon buxheti dhe ligjet mbështetëse – në Bashkinë e Tiranës kemi shkuar edhe përtej kësaj, kemi shkuar në dhënie asetesh që kolegët të punojnë në kushte komode,- është shprehur Veliaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...