Kreu i PD, Sali Berisha në tubimin që po mbahet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se nuk është konfiskuar asnjë pasuri, asnjë kontratë, kriminale, antiligjore, dëshmi flagrante e një vjedhje monstruoze.
Fjala:
Erion, Altin Veliaj të ka shpërblyer ty dhjetë herë shpërblimet që i ke bërë ti atij.
Është një drejtor në burg sot, me mbiemër Simirxhiu. Është kushëriri i Velicës, siç e din ti.
Por a e di ti apo jo, që ishte Velica ajo që i imponoi të firmosë në mënyrë kriminale, dokumente që nuk duhej ti firmoste kurrë.
Dhe Altin Veliaj, në vend që të bënte përgjegjës atë që i kishte bërë presion, firmos për kushërirën, burgos viktimën.
Erion të ka ardhur fundi, gjyqin nga populli do ta kesh në sheshin Skënderbe.
Erion, Altin Veliaj ta ka shpërblye 10 herë pazarin e fëlliqur që ke bë me të.
Miqtë e mi!
Asnjë kontratë, nga dhjetëra kontrata të vjedhjeve 100% nuk është shpallur e pavlefshme nga Altin Veliaj vetëm e vetëm se jeni të lidhur në krim, në pazare të fëlliqura.
Qytetarët do të tregojnë ti vendin, gjyqi do të bëhet në sheshin Skënderbe.
Por mbi të gjitha, qytetare dhe qytetarë të Tiranës, Altin Veliaj i ka falur kryehajdutit të Tiranës, njeriut të vjedhjeve 100%, jo dhjetëra, por qindra milionë euro të vjedhura me djegësin që nuk ekzistojnë, me kopshtet që nuk ekzistojnë, me rrugët e ndërtuara me fondet e bashkisë dhe të tenderuara si tek privati.
Me tenderat e vjedhura nga drejtorët e bashkisë me në krye Erion Velinë me çmime të dhjetëfishta dhe nuk të ka marrë një qindarkë prej tyre.
Keni parë apo jo qytetarë, nuk është konfiskuar asnjë pasuri, asnjë kontratë. Kriminale, antiligjore, dëshmi flagrante e një vjedhje monstruoze.
Prandaj ke të drejtë kur ju thua qytetarëve se je pothuajse kryetar i Skapit. Do të tregojmë mirë ditën e martë se kush je ti dhe çfarë je ti.
Vetëm na prit aty.
Na prit aty se shpresë nuk ke.