Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e fundit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me komunikimet e tij me drejtuesin e SPAK, duke theksuar se me këtë deklaratë kryehajni i bashkisë u thotë shqiptarëve, se Dumanin e ka në xhep.
‘Erion, qytetarët e Tiranës nuk e presin nga Damani shpëtimin e bashkisë’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.
Berisha: Sot ky kryehajn i bashkisë Tiranë me mburrje u thotë shqiptarëve se Dumanin e ka në xhep dhe skapin e ka në qese.
Erion Veliaj guxoi të fyejë protestuesit, ti quajë lepuj. Tani i them atij, priti, rri në zyrë, të garantoj se do të duken luanë dhe tmerr.
Erion, më mirë shko vetë dhe strehou te 313, mos e prit gjyqin në sheshin Skënderbej, shko atje te Molla, tek Tusha, shko se ata bëjnë burgun për shkakun tënd.
Shko dhe mos mashtro se nuk ka Duman në botë që të mbron ty.
Erion, zemërimi dhe revolta e qytetarëve të Tiranës është e pakufishme sepse e pakufishme ishte vjedhja që u ke bërë ti atyre.
Sepse e pakufishme ishte poshtërimi që u ke bërë ti atyre.
Sot ti u the tiranësve se unë e kam blerë skapin, se unë i kam dhënë ndërtesën.
Po me se ishte ndërtuar ajo ndërtesë, që u transferua tek skap? Me pensionin e mamasë?
E kujt ishte, nga dolën fondet që u ndërtua ndërtesa?
Apo i kujtove Damani dhe Zamanit pazaret e fëlliqura që keni bërë njëri me tjetrin dhe i the mos guxo se bashkë me ndërtesën të kam futur në thes.
Erion, qytetarët e Tiranës nuk e presin nga Damani, shpëtimin e bashkisë, çlirimin e bashkisë.
Ata e presin nga zemërimi, guximi i tyre.
Ata e presin nga përmbushja e misionit të tyre.