Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka denoncuar preh kohësh lidhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçit, ish-Gjeneralin e Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi, pasi të dy janë fqinj në Romë, ku i kanë apartamentet në të njëjtën godinë.
Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Berisha theksonte se Don Agaçio dhuratëmadhi me Gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin dhe provë për këtë lidhje ishte afera e dhurimit të një sipërfaqje të madhe toke në bregdet, e cila e lumturoi gjeneralin e korruptuar italian.
Berisha: Don Agaçio dhuratëmadhi me Gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin dhe unë kur i vura epitetin ‘dhuratëmadhi’ kisha parasysh pikërisht aferën se si e lumturoi gjeneralin Don Agaçion, komshiun e vetë në Romë. Dua të shpreh një mirënjohje të thellë antimafias italiane e cila hap pas hapi po ecën me vendosmëri drejt kreut të meduzës, siç ka ecur drejt ‘lal plehut’, tani po ecën drejt kreut të meduzës dhe ai nuk mund të ishte sot këtu në sallë se e dinte se unë do t’ja përplasja dhe nuk e mbron dot as ti ‘skënderbuçin’ tënd tani. Dhe ai që më tha mua se je kundër investimeve amerikane, janë gënjeshtra ato. Unë jam ‘pro’ investimeve amerikane me një kushte të vetëm që ato të bëhen me tender të hapur, me garë të hapur dhe asnjëherë nuk jam kundër tyre.
Kujtojmë se ish-Gjenerali i Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi është arrestuar në Itali në vitin 2022 pasi akuzohet për korrupsion. Fabrizio Lisi është shfaqur publikisht me shënime në rrjetet sociale si ‘adhurues’ dhe glorifikues i Edi Ramës, por mbi të gjitha njihet si mik i ngushtë i Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit, Engjëll Agaçi.