Protestë në Belsh/ Tregtarët mësyjnë në bashki: Duam takim me kryetarin

Hënë, 29 Prill 2024 14:27

Tregtarët e Bashkisë së Belshit kanë dalë në protestë përsëri ditën sotme kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për largimin e tregut nga qyteti.

Tregtarët kanë hyrë në ambientet e bashkisë dhe kanë kërkuar që kryetari i bashkisë të ulet në takim me to dhe të zgjidhin problemin që kanë. 

 

Tregtari: Të kemi thënë se nuk është vend i përshtatshëm për të zhvilluar biznesin tonë të tregtisë. Kryetari ka marrë një vendim për ndarjen e kufirit me Serbinë dhe jo të zgjidhë hallet për tregtarët.

Duhet që një përfaqësuesi i juaji të vijë dhe të zgjidhë hallet me ne, jemi taksapagues të këtij shteti.

Kreu i Policisë Bashkiake në Belsh: Këshilli e ka marrë një vendim për këtë çështje. Ne zbatojmë këtë vendim.

Këshilltari: Pazari të funksionojë aty ku kemi qenë. Unë jam këshilltar dhe kam votuar kundër këtij vendimi.

Kreu i Policisë Bashkiake në Belsh: Kryetari nuk është sot, hajdeni nesër prapë.

Login to post comments