Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një tjetër videomesazh me thirrje për pjesëmarrje në protestën e të martës përpara Bashkisë së Tiranës.
“Të martën, ora 16:30, të gjithë para Bashkisë së Tiranës. T’i tregojmë vendin njëherë e mirë Erion Veliajt dhe bandës së hajdutëve,” shkruan Berisha.
Kreu i opozitës postoi edhe një pjesë të fjalimit të mbrëmshëm.
“Erion Veliaj guxoi të fyejë protestuesit, t’i quajë lepuj. Tani i them atij, priti, rri në zyrë, të garantoj se do të duken luanë dhe tmerr. Erion, më mirë shko vetë dhe strehohu te 313, mos e prit gjyqin në sheshin Skënderbej
Tirana nuk ka pasur kurrë në 104 vite një hajdut si ai brenda mureve të bashkisë së saj. Erion Veliaj është turpi i njeriut. Është turpi i burrit që martohet me para të vjedhura. Është turpi i njeriut të pamëshirë që zhduk 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe nuk ekziston asnjë gjurmë.
Erion Veliaj është turpi njerëzor, sepse ndoshta si asnjë tjetër qytetar vendor në Europë, Afrikë, Azi e në mbarë botën, ka përshtatur modelin e vjedhjes së 100% të parave të taksapaguesve të kryeqytetit,”tha Berisha.