Klevis Balliu, koordinator rajonal për Tiranën, ka reaguar ndaj masës së sigurisë së vendosur ndaj një të riu protestues, i cili u la në burg, vetëm pse protestoi kundër grabitjes së taksave të qytetarëve nga ‘5D’ e Veliajt.
Balliu shkruan se në një akt të shëmtuar dhe kriminal të një drejtësie që i jargavitet pushtetit të kriminalizuar të kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliajt, gjykatat kanë kryer gjyq ndaj një protestuesi.
“Në një gjyq të fshehtë si në kohën e Ballukut, Hazbiut dhe etërve të tyre, ndaj një djali të ri Mariglenit, gjykatat e Ramë-Veliajt vendosën arrest me burg sikur po dënonin kreun e një organizate terroriste apo kriminale.
Krimi i tij ishte protesta bashkë me mijëra të tjerë kundër vjedhjes monstruoze të Erion Veliajt që e ka kthyer bashkinë e Tiranës nga institucion shtetëror në institucion të hajdutërisë.
Kjo dëshmon edhe njëherë të kujt janë gjykatat, për kë punon drejtësia, në xhepin e kujt janë gjyqtarët”, tha Balliu.
Partia Demokratike i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe drejtësisë së kapur të distancohet nga përndjekja e qytetarëve e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë dhe të pushoje së qeni vegël në dorë të pushtetit.
Ai u shpreh se drejtësia duhet të arrestojë kriminelin kryesor në këtë aferë, Erion Veliajn, pronarin faktik të inceneratoreve dhe kryetari organizatës kriminale 5D.
“Ftojmë çdo qytetar nesër ora 16:30 bashkë më shume se kurrë, më fortë se kurrë në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit.
Nesër të bashkuar për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e 5D të Veliajt, nga ëekiçi i blerë i drejtësisë së re”, theksoi ai.