Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se përballja e nesërme te shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është më e rëndësishmja.
Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë dhe të protestojnë në orën 16:30 tek Bashkia e Tiranës
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Miqtë e mi.
Triumfi i opozitës është i pashmangshëm.
Por kemi ende detyra përpara. Kemi ende përballje për të bërë.
Më e rëndësishmja është përballja e ditës së nesërme e orës 16:30 minuta te shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës, shtëpia e parë e kryeqytetit të vendit.
Po, po, kjo është përballja më e rëndësishme, sepse mendoni vetëm kaq.
Erion Veliaj ka vjedhur 130 milionë për një incenerator që nuk ekziston.
Dhe e ka amnistuar Altin Veliaj sikur t’i kishte paratë e Dumanit të tij dhe jo të qytetarëve shqiptarë.
Ja ku po të them o faqezi se lojën me paratë e shqiptarëve do e paguash gjer në një.
Nuk ka forcë që të mbron ty dhe Erionin tënd.
Erion Veliaj ka vjedhur 100% të tenderave me drejtorët e tij. Kurse Altin Veliaj nuk guxon as t’i përmendë emrin as në rastin e dosjeve të inceneratorëve, as në rastin e dosjes së famshme të Veliajt dhe hajdutëve të tij.
Erion Veliaj ka vjedhur fondet e 1 milion fidanëve në Tiranë.
Ka poshtëruar qytetarët e Tiranës, duke ju vjedhur taksat për t’i bërë hotele luksi dhe pallate.
Mban të uzurpuar shtëpinë e parë të Tiranës. Shtëpinë e qytetarëve.
Dhe një herë: Erion, mos e prit nesër popullin në zyrë se gjyqi do të bëhet në sheshin Skënderbej.
Jep dorëheqjen, shporru, qëorhu!
Të dashur qytetarë, mos harroni se shpresa e çdo shqiptari jeni vetëm ju.
Ditën e nesërme, përgjigja jonë do të jetë ekzemplare, ajo e çdo evropiani që vidhet 100 përqind.
Ajo e çdo evropiani kur i vidhen qindra miliona euro të zhdukura pa nam dhe nishan.
Zemërimi ynë do të jetë i pakufishëm sepse e pakufishme është vjedhja e tyre.
Nesër nën moton të nxjerrim hajdutin nga shtëpia, të gjithë te bashkia.