Analisti Baton Haxhiu tha në ‘Çim Peka Live’ se nga gjuha e përdorur nga Erion Veliaj janë dy arsye: ose ka frikë, ose bashkëpunim pa kushte.
“Kur thotë jam proaktiv me SPAK, Erion Veliaj duhet të sqarojë çfarë sttauti ka ky person. Unë nuk njoh ndonjë rast në histori që një person sheh një vjedhje dhe shkon e denoncon, por nuk më rezulton ky rast te kryetari i bashkisë.
Ose është tjetra që Veliaj është njeri i brendshëm, që do të thotë të vërtetën që ai di mbi atë që ka ndodhur në Bashki.
Unë supozoj se Kryetari i Bashkisë është një elitë, por kjo fjala proaktiv, nuk e di se me çfarë statusi e përdor Erjon Veliaj.
BKH deri më tani ka marrë dosje nga politika, por nuk kemi pasur asnjë proaktivitet personal të dikujt për të shkuar në SPAK”, tha Haxhiu.
Ai shtoi se gjëja e parë që të shkon në mendje nga ‘proaktivi’ është që Veliaj po shkon dhe të tregojë atë që di, ose është tjetra që të bëhet i penduar.
“Një njeri që thirret në SPAK, nuk mund të thotë jam proaktiv”, tha Baton Haxhiu.