Deputeti italian: Telefonata e Ramës, akt shumë i rëndë! Narkotrafiku do të synojë menaxhimin e tenderave

Hënë, 29 Prill 2024 22:26

Deputeti italian Filiberto Zaratti komentoi në intervistën për Armela Ferkon në SYRI TV edhe sulmet e Edi Ramës ndaj Rai-t dhe telefonatën e tij me drejtues të rrjetit publik. 

 

‘Unë mendoj se kur sulmohet informacioni është një fakt i rëndë, shumë i rëndë.

Kur kryeministri i një vendi si Shqipëria, i lejon vetes të telefonojë një drejtues të një televizioni publik italian për të protestuar në këtë mënyrë jo të zakonshme për një sërë lajmesh, kjo është një gabim shumë e rëndë dhe është një çështje shumë e rëndësishme.

Do ishte po kaq e rëndësishme edhe e kundërta, edhe nëse Rama do ndërhynte te gazetarët shqiptarë për të errësuar informacionin e lirë,’ tha ai.

Deputeti u pyet edhe për akuzat që i bëhen Shqipërisë së Edi Ramës si një narkoshtet.

‘Këto fakte sigurisht që përbëjnë një shqetësim të madh. Kur ka akuza kaq të rënda, sigurisht që dokumentohen dhe provohen.

Sigurisht që ka një presion më të madh të pushteteve kriminale, të karteleve të lidhur me narkotrafikun që kanë interes për tenderat e mëdha.

Shumë shpesh kanë ndodhur që të ardhurat nga narkotrafiku hidhen në menaxhimin e paligjshëm të tenderave,’ theksoi ligjvënësi.

Sipas tij, edhe Edi Rama kërkon ta përdorë politikisht paktin për refugjatët me Melonin.

‘Meqenëse kryeministri Edi Rama kërkon legjitimin e pozicionit të tij politik përmes marrëveshjes me Melonin, nuk mendoj se do shkojë shumë larg.

Ky është një propozim i hedhur në fushë për t’u hedhur hi syve të tjerëve.

Zgjidhja më e mirë e problemeve është solidariteti. Ashtu sikundër informacioni i lirë është një element themelor i demokracisë, një element tjetër themelor është edhe opozita që duhet të kritikojë pikat e paqarta dhe unë mendoj se në këtë marrëveshje, pika të paqarta ka shumë,’ theksoi ai, duke shtuar se kjo marrëveshje nuk ngre kampe, por burgje të paligjshme.

Modifikuar më Hënë, 29 Prill 2024 22:38
Login to post comments