Erion Veliaj është thirrur ditën e sotme në SPAK, ku ndodhet për më shumë se 3 orë dhe mësohet se po jep llogari për inceneratorin e Tiranës.
Mediat raportojnë se Veliajt i ka ra rënë tensioni para prokurorëve të SPAK, pasi është përballur me fakte dhe dokumente për përfshirjen e tij në këtë aferë.
Mësohet se Veliaj është zverdhur dhe po dridhet para prokurorëve teksa e pyesin për aferën e shekullit.
Ai ka kërkuar kafe, pasi nuk ndihet mirë, me qëllim që të stabilizojë tensionin dhe të jetë në gjendje për t'ju përgjigjur të gjitha pyetjeve, raporton CNA
Veliaj ka nisur një ofensivë godidje ndaj Ramës, kryesisht mediatike, ndërkohë që ky i fundit, si padron i SPAK e ka çuar para prokurorëve, ndoshta jo për ta burgosur për momentin, por për ta kërcënuar dhe për t’i treguar se kush komandon në këtë vend.
Veliaj është ndër politikanët që është paditur më shumë në organet e drejtësisë, por sa kohë që ai ka qenë lepe-peqe i Edi Ramës, prokuroria nuk ka guxuar kurrë ta thërra për ta marrë në pyetje, siç po ndodh sot.
Ende nuk dihet nëse do ta zeri darka në SPAK Veliajn apo do të dalë, por ajo që tashmë dihet është se koka e tij është vënë në gatishmëri për t’u bërë kurban për Edi Ramën.