Pas më shumë se 7 orësh e 30 minuta, Erion Veliaj ka dalë nga SPAK.
Prej orës 9 të mëngjesit, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga avokatët e tij ndodhet në ambientet e prokurorisë së posaçme.
‘Së pari, do të doja të falënderoja kolegët e SPAK, një institucion me të cilin unë nuk kisha bëja më herët.
Isha këtu si bashkëpunëtor. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, dhashë të gjitha shpjegimet e nevojshme’, tha Erion Veliaj pasi doli nga SPAK.