Këshilltarët Bashkiakë të opozitës po tentojnë të futen me forcë në bashki. Tedi Blushi, por edhe këshilltarë të tjerë kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, për t’u futur brenda, por nuk janë lejuar nga efektivët.
Këshilltarët e opozitës thonë se në mënyrë të paligjshme është lejuar të futet brenda Erion Veliaj, ndërsa ata nuk po lejohen. Ditën e sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak ku mori pjesë edhe Veliaj u zhvillua online për shkak të protestës. Në një moment policia ka përdorur edhe gazin lotjsjellës për zmbrabsur turmën.