“Altin Dumani dhe Kraja i Sigurimit të Shtetit janë dy ndër kriminelët më të rrezikshëm të drejtësisë shqiptare”, tha lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar.
Berisha tha se Arben Kraja kishte nip e mbesë, mace e mi të punësuar në bashki dhe mbante dosjen e hetimit të Erion Veliajt, gjersa 3 javë më parë, kur do dërgohej në gjykatë, dha dorëheqjen se u kujtua se ishte në konflikt interesi.
Pjesë nga fjala e liderit të opozitës
Miqtë e mi, Altin Dumani dhe Kraja i Sigurimit të Shtetit janë dy ndër kriminelët më të rrezikshëm të drejtësisë shqiptare.
Arben Kraja kishte nip e mbesë, mace e mi të punësuar në bashki dhe mbante dosjen e hetimit të Erion Veliajt, gjersa 3 javë më parë, kur do dërgohej në gjykatë, dha dorëheqjen se u kujtua se ishte në konflikt interesi.
Të dashur miq, prandaj thotë Erion Veliaj se sot unë isha te kolegët.
Ishte inspektori i Spakut ky.
Sot unë isha si bashkëpunëtor.
Tani do t’ia themi dy fjalë: o hajdut, ata që i pe ti te bashkia, e çojnë bashkinë në supe, siç çuan barrikadën dhe ty të varin në shtyllën e turpit të historisë.
Ata nuk presin zgjidhje nga bashkëkolegët e tu hajdutë si ty, kriminelë si ty, Duman, Kraja dhe kompani.
Jo mo jo. Shqipëria është e jona. Fatin e Shqipërisë e kemi ne.
Ju jeni llumi i saj, do merrni atë që meritoni.
Të dashur miq, në historinë e kësaj beteje pa kthim, kjo ditë shënon një ditë fitoreje.
Një ditë frymëzimi të pashterrshëm.
Një ditë ngadhënjimi të shpirtit tonë të pamposhtur.
Por shënon vetëm një prag nga i cili do hidhemi në beteja më të fuqishme, për fitore më të mëdha, për fitoren përfundimtare.
Dhe jo vetëm me kryehajdut Erion Veliajn, por edhe me kryehajdutët e tjerë, por edhe me kolegët e tij, hajdutë si ai.
Shqipëria nuk u lihet në dorë hajdutëve.
Nuk u lihet në dorë tradhtarëve.
Fati na përket ne.
Ne do marrim fatin tonë në dorë.
Fatin e Shqipërisë.
Të ardhmen tonë.